GRANDEMALL

Privatizimi që dëmtoi shtetin

/ 4 minuta lexim
FITORJA

Në këtë vit bëhet një dekadë që kur ka filluar procesi i privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë. Gjatë një dekade, janë privatizuar shumë ndërmarrje. Por, efektet e privatizimit nuk ishin shumë pozitive dhe ky proces kishte rezultuar me shkurtime të vendeve të punës. Kështu, së paku, e vlerësojnë këtë proces, organizatat ekonomike në Kosovë dhe përfaqësues të punëtorëve.

Sipas të dhënave të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, gjatë kësaj periudhe janë privatizuar mbi 1,000 ndërmarrje, prej të cilave mbi 700 janë privatizuar me metodën e spin off-it dhe rreth 300 kontrata të privatizimit janë nga shitja e aseteve të ndërmarrjeve shoqërore.

Nga privatizimet dhe shitja e këtyre aseteve, deri më tani janë mbledhur mbi 613 milionë euro.

Ndërkaq, nga ndërmarrjet publike, Qeveria e Kosovë deri tani ka bërë privatizimin e distribucionit të furnizimit me energji elektrike dhe Postë-Telekomin e Kosovës.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë rreth këtij procesi kishte bërë disa hulumtime. Drejtori Ekzekutiv i OEAK-ut, Arian Zeka, thotë për Radio Evropa e Lirë se nëse merret parasysh numri i ndërmarrjeve të privatizimit ku investitorët e rinj kanë arritur të investojnë në to dhe të ndikojnë në ekonomin e Kosovës, janë shumë të pakta.

“Nëse ndalemi të analizojmë si ka shkuar procesi në fillim, atëherë ka pasur jashtëzakonisht të meta me mungesë të madhe të legjislacionit, natyrisht edhe me obstruksionet e ndryshme politike nga ata të cilët në atë kohë e kanë drejtuar procesin, që ka qenë shtylla e IV e UNMIK-ut, në kuadër të së cilës ka funksionuar edhe Agjencia e Mirëbesimit”, thotë Zeka.

Procesi i privatizimit deri në muajin prill të vitit 2008, është mbikëqyrur nga Agjencia Kosovare e Mirëbesimit, ndërkaq, pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kompetencat kanë kaluar në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, vazhdimisht e kishte kundërshtuar procesin e privatizimit.

Eco Higjiena

Hasan Abazi, kryetar i Sindikatave Industriale të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se procesi i privatizimit të ndërmarrjeve, si shoqërore, ashtu edhe atyre publike, nuk ka qenë i orientuar drejt krijimit të vendeve të punës, por më shumë drejt mbledhjes së mjeteve të privatizimit, gjë që, sipas tij, ka qenë elementi kryesor që ka ndikuar negativisht në këtë proces.

Në procesin e privatizimit kanë kaluar edhe shumë vende të rajonit. Por, krahasuar me vendet e rajonit, të cilat po ashtu kanë kaluar në një proces të privatizimit, Kosova, thekson Zeka, qëndron shumë më keq, për faktin se investitorët, të cilët privatizonin këto ndërmarrje, nuk ishin shumë të suksesshëm krahasuar me rajonin.

Një problem tjetër, po ashtu, që e bënte Kosovën të ketë një proces të privatizimit me efekte më pak të kënaqshme se vendet e rajonit, ishin edhe problemet politike që e përcillnin vendin.

“Në momentin kur janë privatizuar këto ndërmarrje, kemi pasur probleme tjera, duke përfshirë këtu edhe problemet politike, në radhë ta parë probleme të statusit. Nuk e kemi pasur të shpallur pavarësinë dhe ky është një problem dhe çka e përkeqëson rastin e Kosovës kundrejt vendeve të rajonit”, vlerëson Zeka.

Edhe Hasan Abazi nga Sindikata e industrialistëve thotë se të gjitha shtetet, të cilat kanë kaluar në këtë proces të privatizimit, kanë kaluar më mirë se Kosova.

Zyrtarë të AKP-së, ndërkaq, vazhdimisht e kishin cilësuar procesin e privatizimit të suksesshëm.

Procesi i privatizimit të ndërmarrjeve në Kosovë pritet të përfundojë brenda një periudhe pesë vjeçare, ndërsa sa i përket përmbylljes së tërë procesit, agjencia është e varur nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, që, sipas ligjit, ka juridiksion mbi AKP-në. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.