ZN

Privatizimi perçan partitë

/ 6 minuta lexim
ZN

Debat i ashpër mes deputetëve të pozitës dhe opozitës për procesin e privatizimit po zhvillohet në Kuvendin e Kosovës.

Por, debate dhe kundërshti ka pasur edhe brenda Grupit Parlamentar të PDK’së.

Kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi dhe deputeti Fatmir Limaj kanë folur kundër procesit të privatizimit, ashtu sikurse edhe deputetët e opozitës.

Jakup Krasniqi nuk i ka kursyer as liderët e vendit, duke i bërë përgjegjës për procesin e keq të privatizimit të ndërmarrjeve publike.

Ai ka thënë pas aferave të Grandit, po shihet për krimet ekonomike në vend.

“Pas rastit të Grandit po e dimë se ka pas ose kanë qenë sekserët që kanë kërkuar milionat. Por kush është bosi i kësaj gjurulltie. Dikush mund ta akuzojë Dino Asanajn. Ai nuk ka qenë as i fortë as nuk ka pas bodyguard”, ka thënë Krasniqi.

Për më tepër, ai ka shtuar se zhvillimet e fundit po tregojnë se të gjithë ndërkombëtarët e vendorë janë shndërruar në mashtrues.

“Ky vend e ky popull është grabitur plaçkitur e persekutuar. Ky popull perspektivën e tij duhet ta shohë në Kosovë, e jo në ikje e sipër. Deri sot ata që kanë qeverisur në këtë vend nuk janë dëshmuar se dinë ta qeverisin këtë vend. I kemi parë se dinë të pasurohen jashtëligjshëm. Kanë ndërtuar kulla e pallate dhe askush nuk ua ka prish tymin e duhanit. Kjo është më e tmerrshmja që mund t’i ndodhë këtij vendi”, ka thënë ai.

Gjithashtu, ai ka folur edhe për privatizimin e Ferronikelit, ku sipas tij janë shkelur të gjitha procedurat ligjore për privatizimin e kësaj ndërmarrje, duke shtuar se kuvendi duhet të kërkojë ndihmë nga SHBA dhe BE që të ndihmojnë në ndërprerjen e privatizimit deri sa të forcohet sundimi i ligjit.

“Mungesa e ligjeve të mira, ekzistimi i liderëve mbi ligjin së bashku me krimin e organizuar, janë argumente të fuqishme se privatizimi nuk po bëhet për të mirën e publikut”, ka thënë Krasniqi.

Kreu i Kuvendit ka thënë se kjo legjislaturë ka dal nga zgjedhjet e vjedhura dhe si të tilla nuk kanë legjitimitetin e plotë.

“Ata që shkelin betimin ju shuhet vatra.. Kjo legjislaturë ka dalë nga zgjedhjet e vjedhura, institucionet kanë dal nga ato zgjedhje dhe si të tilla nuk e kanë legjitimitetin e plotë. Jemi të obliguar që qytetarëve tanë tua kthejmë besimin në institucione. Jemi të obliguar ta mbrojmë kushtetutshmërinë e ligjshmërinë në Republikën e Kosovës”, ka theksuar ai.

Krejt ndryshe ka folur Deputeti i PDK’së Berat Buzhala.

Ai ka thënë se privatizimi duhet të ndodhë pasi që është proces që ndodh edhe ne vendet demokratike.

Uji Dea

Buzhala, duke mbrojtur procesin e privatizimit, ata që e kundërshtojnë këtë proces, sidomos Lëvizjen Vetëvendosje, i ka akuzuar për mendësi komuniste dhe se privatizimin po e kundërshtojnë me doktrinat e Mau Zedongut apo Hugo Chavezit.

Sipas tij, modelin që duhet ta ndjek Kosova, është ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Evropës Perëndimore.

“Në shtetet e bashkuara të Amerikës është i privatizuar edhe thesari i shtetit”, ka thënë Buzhala.

Ndërsa, Teuta Sahatçia nga LDK-ja tha se kjo parti e mbështet në parim privatizimin, por theksoi se duhet të rishikohet privatizimi i disa aseteve publike, që privatizimi i PTK-së të sillet në Kuvend për miratim bashkë me një strategji përkatëse, të rishikohet strategjia energjetike, etj.

Ndërkaq Donika Kadaj Bujupi, nga AAK-ja tha se ky proces duhet të ndërpritet menjëherë dhe të bëhen hetimet përkatëse.

Kurse, Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje iu ka bërë thirrje deputetëve që të mos zmbrapsen dhe ta shpëtojnë Kosovën nga privatizimi, duke thënë se qëllimi i tyre nuk është që ta bllokojnë këtë proces, por sepse nuk e përkrahin këtë linjë që po e ndjek qeveria.

Në Kuvend, debat i nxehtë për privatizimin

Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës po debatohet për procesin e privatizimit të ndërmarrjeve publike.

Derisa, partitë opozitare dhe një pjesë e partive në pozitë po e shohin si proces të dështuar, ministri i Zhvillimit Ekonomik ka mbetur vetëm duke e mbrojtur procesin e privatizimit.

Ky debat është iniciuar nga Kryetrari i Grupit Parlamentarë i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, i cili ka kritikuar procesin e vazhdueshme të ndërmarrjeve publike, duke e quajtur këtë proces shumë të dëmshëm për ekonominë e vendit dhe si një proces që ka sjell ulje të zhvillimit ekonomik,pasi që kompanitë e privatizuara.

“Shumica e ndërmarrjeve si rezultat i privatizimit e kanë shteruar potencialin prodhues. Privatizim ka sjell një gjendje të rëndë ekonomike, ku rreth 76 mijë punëtorë kanë humbur punën, pasi ndërmarrjet pas këtij privatizimit kanë ulur numrin epunëtoreve.Kemi rastin e koncensionimit të Aeroporti Ndërkombëtarë të Prishtinës, ku shumë kompani të njohura ateruese janë larguar, çmimet janë rritur në disaraste deri në 600%, ndërsa, çdo ditë me më shumë punëtoret largohen. Tani kjo po vazhdon e me privatizimin e ndërmarrjeve të tjera publike, pasi po hapen pista të reja të privatizimi”, ka thënë ai.

Ndërsa akuzave të Ymerit i`u ka kundërvënë, ministri i Ekonomisë, Besim Beqaj, i cili tha se procesin e privatizimit nuk e ka nisur qeveria por kuvendi dhe se ky proces do të vazhdoj së bashku me reformat.

“Qeveria është e përkushtuar për reforma në rrjetin elektrik dhe atë të PTK-së. Zhvillimin ekonomi e bënë sektori privat. Në asnjë rrethanë nuk mendoj që sektori privat është shkatërrues i shtetit, ky sektor punëson më shumë se 80 të qytetareve të Kosovës, dhe është furnizuesi më i madh i buxhetit të Kosovës Ne si pjesëmarrës duhet të jemi racional dhe të sqarojmë se procesi i privatizimit nuk ka e ka dëmtuar ekonominë”,ka thënë ministri Beqaj.

Dabati për procesin e privatizimit është duke vazhduar me shefat e grupeve të partive politike dhe deputeteve. /kosovapress/