Eko Higjiena

Privatizimi pasuroi pushtetarët, varfëroi qytetarët

/ 6 minuta lexim
KKVITI

Ekspertë të ekonomisë, ligjërues universitarë, deputetë të opozitës dhe përfaqësues të shoqërisë civile, njëzëri pajtohen se procesi i deritashëm i privatizimit të ndërmarrjeve publike dhe atyre shoqërore në Kosovë mund të konsiderohet lirshëm si njëri nga dështimet më të mëdha të vendit tash e 18 vjet pas luftës.

Shumica e rasteve, një dështim i madh

Ekspertë të ekonomisë, ligjërues universitarë, deputetë të opozitës dhe përfaqësues të shoqërisë civile, njëzëri pajtohen se procesi i deritashëm i privatizimit të ndërmarrjeve publike dhe atyre shoqërore në Kosovë mund të konsiderohet lirshëm si njëri nga dështimet më të mëdha të vendit tash e 18 vjet pas luftës. Procesi i privatizimi në Kosovë fillimisht ishte i drejtuar nga AKM-ja që vepronte si një departament në kuadër të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë UNMIK, e pas Pavarësisë së vendit më 2008 procesin e privatizimit e drejtonte AKP-ja ( Agjencia e Kosovare e Privatizimit) dhe, sipas ekspertëve, vlerësohet të ketë qenë një proces i korruptuar, i cili la pasoja të mëdha në ekonominë e Kosovës. Shih për këtë, ata njëzëri pajtohen se procesi i privatizimit u shndërrua në burim aferash korruptive dhe pasurimi për politikanët e zyrtarët e lartë dhe kompanitë e lidhura me to. Si i tillë që ishte, privatizimi kriminal vlerësohet se ia dha të mbrapshtën vendit ekonomikisht dhe koha dëshmoi se i njëjti proces u bë për përfitime personale të politikanëve vendorë dhe bizneseve që ishin të lidhura me pushtetarët dhe i njëjti nuk u bë për interes të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës. Drejtori i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Petrit Gashi, në konferencën e fundvitit me mediat vendore, ka thënë se që nga fillimi i procesit janë privatizuar vetëm 50 për qind e ndërmarrjeve shoqërore.

Ai është shprehur se do të ishte mirë që AKP-ja të mbyllet për periudhën trevjeçare, për shkak të kostos që bartë, por kjo, sipas tij, është e pamundur. Zyrtarët qeveritarë pas deklarimeve të Gashit, kanë deklaruar se Qeveria e Kosovës së shpejti pritet të dërgojë në Kuvend ligjin, i cili parasheh mbylljen e Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe përmbylljen e procesit të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore. Ky ligj do të përcaktonte kohën se kur do të përfundonte procesi i privatizimit. Aty ishte përmendur afati kohor 2 apo 3-vjeçar., shkruan gazeta Kosova Sot

Politikat korruptive

KKVITI

Analisti i ekonomisë, Nehat Emrullahu, tha për “Kosova Sot” se krijimi i qëllimshëm i politikave korruptive për privatizimin e pronës publike ishte mirë i planifikuar nga përgjegjësit e asaj kohe.”Emërimi i personelit në nivel të lartë me qëllim të menaxhimit të pronës, përkatësisht organizimin e shitjes bëri që klasa politike të jetë mirë e involvuar në privatizim, duke pronësuar pjesën më të madhe të aseteve të Kosovës. Përkundër sinjaleve dhe reagimeve të kohë- paskohshme nga mediat, shoqëria civile, si dhe nga individë që ishin në konkurrencë, menaxhmenti gjithnjë gjeti arsyetim për t’u shfajësuar duke mos marrë aspak përgjegjësinë mbi vete”, potencoi ai. “E vërteta qëndron se krimi i organizuar dhe korrupsioni kryesisht u zhvilluan në dy segmente dhe atë në procesin e tendoramanisë, privatizimin e pronave dhe subvencionet në fushën e bujqësisë. Buxheti i Kosovës nëpër vite u zhvat pothuajse nga të njëjtit, papunësia gjithnjë në rritje, zhvillimi ekonomik në stagnim dhe e gjitha kjo rezultoi me mungesë besimi, qëndrueshmërie dhe perspektive”, tha Emrullahu.

Ai tha se Kosova u regjistrua si një vend i pasigurt për investime me krim dhe korrupsion të lartë. “Integrimi i plotë i Republikës së Kosovës në institucione ndërkombëtare është mjaft i vështirësuar dhe pikërisht për shkak të korrupsionit nga përfaqësuesit në institucionet më të larta të Republikës së Kosovës. Kosova duket se nuk do të merret si një shembull i mirë, por një shembull mjaft i keç që nuk do ta dojë as edhe një popull në rruzullin tokësor. Privatizimi i pronave e kultivoi korrupsionin dhe gjunjë- zoi gjithë Kosovën”, u shpreh më tej Nehat Emrullahu.

Pjesët e fabrikave u shitën për skrap

Ligjëruesi i ekonomisë, Nehat Maxhuni, thotë për “Kosova Sot” se pa asnjë dyshim mund të themi se koha ka dëshmuar se i tërë procesi i privatizimit, nga fillimi i tij e deri më tash, ishte një burim aferash korruptive dhe pasurim për politikanët vendorë. Kjo sepse procesi i privatizimit fund e krye ishte i korruptuar dhe me pasoja fatale për ekonominë e vendit.

Ai thotë se edhe ligji me të cilin u bë privatizimi i NP-ve dhe NSH-ve në asnjë mënyrë nuk ishte i favorshëm për këtë proces dhe as për rigjenerim in e punësimit apo të ndërmarrjeve shoqërore.”Në procesin e privatizimit u futën interesa të njerëzve që ishin në pushtet dhe bizneseve të afërta me pushtetarët e sundimtarët e sotëm”, ka potencuar ai. Maxhuni tha se privatizimi si i tillë hyri më një cikël të grabitjes dhe të ndërrimit të destinimit të ndërmarrjeve shoqërore, shumica prej tyre u shndërruan në salla sporti ose në super-markete, kurse pajiset e shtrenjta të atyre ndërmarrjeve u shndërruan u shndërruan në skrap sikurse ato të Fabrikës së Amortizatorëve që e bën kompania “Devolli”. Sipas Maxhunit, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës pati ngritur aktakuzë ndaj tetë zyrtarëve dhe ish-anëtarëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Ata dyshoheshin për kryerjen e veprave penale: “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”, “Mashtrim” dhe “Shmangie nga tatimi”. “Është për keqardhje ajo se çfarë efektesh të dështimit ka dhënë procesi i privatizimit, i cili në vend se të rriste numrin e të punësuarve, e ka dhënë kundërefektin, sepse e rriti numrin e të papunëve në Kosovë. Ndërkaq, sa i përket rastit të kontratës së PTK-së me ‘ZMobile’, ai thekson se ky rast është unik në tërë botën dhe duhet ndriçuar sa më parë./kosova sot/