UBT

Privatizimi nxori në rrugë dhjetëra mijëra punëtorë

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Analistë ekonomie, përfaqësues të Odave, bizneseve e sindikatave kosovare, po vazhdojnë që t’i bëjnë kritika efekteve të deritashme të procesit të privatizimit që është bërë në Kosovë. Sipas tyre, vlerësohet se nga procesi i privatizimit të NSH-ve, ekonomia dhe të punë- suarit e Kosovës, më shumë kanë humbur sesa që kanë fituar.

Pushteti u përkujdes të fitonte vetë, i rrënoi ndërmarrjet

Avni Hajdini, nënkryetar i BSPK-së, është i mendimit se procesi i deritashëm i privatizimit në Kosovë, që për synim kishte hapjen e vendeve të reja të punës, e ka pasur kundërefektin e tij, sepse deri më tash nga ky proces janë larguar nga puna më shumë se 70 për qind e të punësuarve, shkruan sot Gazeta Kosova Sot

Analistë ekonomie, përfaqësues të Odave, bizneseve e sindikatave kosovare, po vazhdojnë që t’i bëjnë kritika efekteve të deritashme të procesit të privatizimit që është bërë në Kosovë. Sipas tyre, vlerësohet se nga procesi i privatizimit të NSH-ve, ekonomia dhe të punë- suarit e Kosovës, më shumë kanë humbur sesa që kanë fituar.

ARKATANA

Të dhënat zyrtare të Agjencisë Kosovare të Privatizimit tregojnë se në procesin e deritashëm të privatizimit në tërë Kosovën janë përfshirë 406 ndërmarrje shoqërore, prej së cilave janë krijuar dhe tenderuar 769 ndërmarrje të reja, ndërsa janë shitur 534 asete përmes likuidimit. Zëdhënësi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Ylli Kaloshi, tha se deri më tani nga shitjet e gjithmbarshme numri total i kontratave të nënshkruara nga këto shitje ka arritur në gjithsej 1303. Nga këto privatizime, deri më tani janë grumbulluar në fondet e mirëbesimit rreth 600 milionë euro. Ndonëse nga nismëtarët e këtij procesi, nga UNMIK-u dhe më pas nga Qeveria e Kosovës, ishte thënë asokohe se qëllimi i procesit të privatizimit të NSH-ve e NP-ve, por edhe të pronave të tjera, po bëhej me synim të hapjes vendeve të reja të punës, ekspertët thonë se procesi i privatizimit në Kosovë ishte fund e krye i dështuar. Me procesin e privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore të pakënaqur vazhdimisht janë shprehur edhe përfaqësuesit e

Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, mekanizëm ky që mbron të drejtat e punëtorëve në vend. Sipas tyre, ky proces ka qenë fatal për të punësuarit e këtyre NSHve, sepse i ka lënë pa punë 70 për qind të tyre. Procesi e degradoi ekonominë Njëri nga liderët e sindikatave kosovare, Avni Hajdini, nënkryetar i BSPKsë, është i mendimit se procesi i deritashëm i privatizimit në Kosovë, që për synim kishte hapjen e vendeve të reja të punës, e ka pasur kundërefektin e tij, sepse deri më tash nga ky proces janë larguar nga puna më shumë se 70 për qind e të punësuarve.

Sindikalisti Hajdini si shembull për të keq të këtij procesi e mori privatizimin që i ishte bërë ish-kompanisë shumë të njohur ndërtimore, KNI”Ramiz Sadiku”, nga Prishtina, që sipas tij ka pasur më shumë se 7 mijë e 200 punëtorë, kurse tash është shuar fare si kompani.

Veç saj, Hajdini tha se dështime të privatizimit ka pasur edhe me Fabrikën e Gypave, ‘Ballkanin’ e Suharekës. Nënkryetari i BSPK-së, Avni Hajdini, ka frikën se kështu së shpejti do të jetë edhe me kombinatin ‘Trepça’. Sipas tij, procesi i privatizimit të ndërmarrjeve, si shoqërore, ashtu edhe atyre publike, nuk ka qenë i orientuar drejt krijimit të vendeve të punës, por më shumë drejt mbledhjes së mjeteve të privatizimit, gjë që, sipas tij, ka qenë elementi kryesor që ka ndikuar negativisht në këtë proces.”Kemi pritur që me privatizim do të vinte një rimëkëmbje e ekonomisë, por për fat të keq këto ëndrra të shoqërisë kosovare nuk u bënë realitet dhe privatizimi, i cili ishte bërë si nga AKM-ja, ashtu edhe nga AKP-ja, ka dështuar dhe është degraduar komplet ekonomia e Kosovës, si nga ana e punësimit, si nga rritja e kapaciteteve ekonomike”, ka theksuar ai./kosova sot/