Eko Higjiena

Privatizimi në Republikën e Kosovës! Apo, plaçkitje me dokument?!!!

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Nga Nuhi Nuhiu – Që në kohë kur ka filluar privatizimi, kjo edhe është diturë! Çdo gjë, që bëhet me nguti, kurrë përfundimi s’do të del pozitiv, apo i hajrit! Kështu, filloj në vitin 2003,akoma pa u shëruar plagët e luftës,ende pa u themeluar si duhet administrata komunale e qendrore, UNMIK-u me disa individ dhe përkthyes vendor, filluan gjahun, aq larg shkuan sa edhe një metër tokë Kosove u angazhuan mos ta lënë pa e privatizuar! Hajka filloj, dhe kjo më mirë të thuhej plaçkitja filloj në vitin 2003! Nga kjo, fituam shkatërrimin edhe të asaj pak ekonomie që mbet e pa plaçkitur nga okupatori serb! Një AKM filloi punën, dhe sa mundi shiti, sa i la koha për të veprue dhe punue, por, edhe si trashëgim apo amanet ia la AKP-së të vazhdoj shkatërrimin e tjetërsimin e pasurisë së popullit të Republikës së Kosovës!

Nga viti 2003 gjerë në vitin 2020 u privatizuan mbi 300 ndërmarrje, por, akoma s’dihet se hektar toke janë privatizuar? Kjo, nuk ishte shitje kuptohet me përjashtime! Kjo ishte grabitje, tani këtë po e vërteton Komisioni Hetimor Parlamentar! Njeri ndër të intervistuar, e tha citojë :Bordi i AKM – së dhe AKP – së, ka pas të drejtë t’a anulojnë ankandin për shitje, nëse çmimi ishte nën çmimit e tregut”! Por, a ndodhi ndonjëherë kjo?

Po si te ndodh kur këta të gjorë tregojnë se çfarë presioni kanë pasur nga partitë politike, anëtarët e bordit! Të shiten 300 ndërmarrje dhe mija hektar dhe nga ky pazar të përfiton buxheti i Republikës së Kosovës 750 milion euro, vet këto para tregojnë se çfarë plaçke është bërë në shtetin tonë! E mos te flasim për KEK-un e të tjera asete kombëtare!

Fajtor, i gjithë kësaj, janë edhe drejtorët e ndërmarrjeve, punëtorët të cilët pak apo aspak nuk reaguan, por, ishin të dehur me çlirim-liri, dhe shumë besoni se çdo gjë mirë do të bëhet! Ky Komision Hetimor Parlamentar, edhe pse shumë i vonuar, ndoshta edhe gjërat s’mund t’i kthej në pikën zero, ana e mirë e këtij Komisioni është që çdo ditë po i shofim, ata që ishin pjesë e shkatërrimit të një ekonomie e një shteti qe 17 vite! E mira tjetër, është se tani i kemi emrat e mbiemrat e atyre që bën pasuri me 1 euro arin, e tokës së blerë, edhe pse në si popull shpejt harrojmë !

Mobi Casa

Kjo blerje me këtë çmim, s’besoje se as në Saharë këso çmimi për tokën e shkretires s’mund ta gjeni, në Iliri në Republikën e Kosovës, Republikën e Shqipërisë paska ekzistuar! Por, tani vie një pyetje logjike! Perse vetëm në Shqipëri e Kosovë u bë privatizimi me i egër e i pa parë në botë?… ! U bë se jemi të uriturë për pasuri, tokë pak, e popull,, shumë “! Mjerim! Në dy shtete shqiptare, u shkatërrue gjithçka, shihni shtetet tjera socialiste nuk vepruan s’i ne! Komisioni le të vazhdoj, por shumë pak kam besim se prokuroria dhe gjykatat do të aktivizohen, dhe do të merren me këtë çështje !

Por, Kuvendi i Republikës së Kosovës, duhet të nxjerr një ligj, që e gjithë shitja e pasurisë,, aseteve, nën çmimin e tregut të kthehet, dhe të përsëriten ankandet publike, por, edhe ato borde të japin llogari në gjykata! Nëse, kjo përfundon me këtë, pa sanksione kjo do të jetë një mësim i keq për gjeneratat e reja, si për pronën e shtetit, njashtu edhe vjelljet, avullimet e milionave, s’do të sanksionohen!

Privatizim i pa parë e dëgjuar, ky është fenomen shqiptar,, Merr shkatërro, sepse, pasuria e shtetit është e kujtdo”! Tani në vend të vendeve të punës – fabrikave, kemi pallate për të fjetur! Që nga viti 1913 e deri në vitin 1999 pasuria e Kosovës paska qenë 750 milion! Pas, shkatërrimit të ekonomisë, fituam 200 mijë punëtor pa punë, 300 mijë të rinj në diasporë, dhe 200 mijë të tjerë të cilët tani jetojnë në pallate, e për të mbijetuar kanë kontinjeret, ku kërkojnë ushqime! Shteti, s’ka nevojë të pushtohet me top e tanke, tani shteti pushtohet me varësi ekonomike!

Hapi dyert për mallra serbe, se s’ka me prodhim! Sepse, vendi udhëhiqet nga ata që një ditë pune, dhe puna e mbarë nuk iu tha askush në jetë! Nëse e shkatërron ekonomin e një shteti, si kërkon ta udhëheq atë shtet, edhe kjo është mentalitet i të mjerit! Kombi ynë, është kombi i çudirave, derisa mendon kështu, edhe bota na çmon bash s’i është duke na çmuar!