Fundamenti

Privatizimi, krimi më i madh që goditi ekonominë

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Ekspertë të ekonomisë, përfaqësues biznesesh dhe deputetë opozitarë njëzëri pajtohen se ekonominë e Kosovës e ka fundosur procesi i deritanishëm i privatizimit, që vlerësohet të ketë qenë një proces klientelist dhe kriminal.

Pushtetarët dhe grupet kriminale, përfituesit e vetëm.

“Fabrikës së Amortizatorëve në Prishtinë i është ndërruar destinacioni duke e shndërruar nga një fabrikë për prodhimin e amortizatorëve të automjeteve dhe autobusëve, që ishte e njohur në tërë Evropën, pas privatizimit aty në hapësirat e saj prej dhjetëra hektarëve u ndërtuan, një Terminal Doganor dhe një studio e një TV-je, kurse nga ajo për çfarë është privatizuar me synimin që të vazhdojë të punojë e të prodhojë në fushën për çfarë ka qenë në prodhimin e amortizatorëve për fat të keq nuk është bërë asgjë”, u shpre deputeti Faton Topalli

Uji Dea

Ekspertë të ekonomisë, përfaqësues biznesesh dhe deputetë opozitarë njëzëri pajtohen se ekonominë e Kosovës e ka fundosur procesi i deritanishëm i privatizimit, që vlerësohet të ketë qenë një proces klientelist dhe kriminal. Vlerësohet se shumë asete të privatizuara nuk ranë në duart e biznesmenëve të konsoliduar, por ato mbërritën në duart e mafio-oligarkëve, të cilët nuk kishin si qëllim zhvillimin e ekonomisë hap pas hapi, por përfitimin e shpejtë dhe për interesa të tyre. Opozita dhe përfaqësuesit e bizneseve vlerësojnë se në këtë privatizim ka gisht politika e pushtetarët, të cilët i joshën kompanitë e lidhur me ta për të blerë asetet publike e shoqërore me çmime të ulëta, disa nga të cilat u shitën e u stërshitën. I këtij mendimi është njohësi i kësaj fushe, Suat Berisha (nënkryetar i AKB-së). Ai tha se rrjedha e deritanishme e procesit të privatizimit në Kosovë e ka dëshmuar të kundërtën e qëllimit të tij. “Në vend se procesi i privatizimit të ndikonte në rritjen e numrit të të punësuarve, procesi i tij e ka dëshmuar të kundërtën, sepse ka prodhuar papunësi shumë të madhe, pasi një pjesë e madhe e mijëra punëtorëve NSH-ve dhe NPve, që janë privatizuar, kanë mbetur pa punë dhe kjo është e patolerueshme”, theksoi Berisha.

Politikanët përfituan nga procesi Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga opozita, Faton Topalli, tha se përfundimi i luftës e ka gjetur Kosovën e çliruar, me një infrastrukturë të caktuar dhe me një pjesë të fabrikave, që nuk ishin të shkatërruara dhe që ishin pronë e qytetarëve të Kosovës. “Por, për fat të keq përmes procesit të privatizimit e gjitha pasuria, që e krijoi Kosova që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore e deri më 1999, ka kaluar nga pasuria shoqërore tek një pasuri e grupeve të caktuara, që janë individë apo sipërmarrës ekonomikë, të cilët këtë pasuri e kanë marrë me një çmim jashtëzakonisht të ulët, duke u pasuruar për vete shumë dhe brenda natës, ndërkohë që shumica e qytetarëve të Kosovës kanë mbetur pa para”, theksoi ai. “Duke manipuluar çmimet e privatizimit edhe 20-përqindëshi që u takon punëtorëve ka qenë shumë i ultë, sepse pronat janë shitur me çmime shumë të ulëta dhe vlera e 20- përqindëshit është shumë e vogël”, u shpreh më tej deputeti Topalli.

Sipas tij, ka pasur raste që privatizimi ka shkuar mirë, por në shumicën e rasteve procesi i privatizimit nuk ka shkuar si duhet. “Dihet publikisht që politika ka luajtur një rol shumë të madh në procesin e privatizimit në Kosovë, njerëzit e politikës kanë përfituar nga ky privatizim dhe si i tillë nga ky privatizim kanë përfituar vetëm një pjesë e atyre njerëzve, që kanë manipuluar me atë privatizim”, potencoi ai. /kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.