United Hospital

Pritjet e mëdha të Kosovës nga Gjermania, Heldt: S’do të bëjmë mrekulli, por do të punojmë shumë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjermania e kancelares Angela Merkel nga sot ka marrë kryesimin e presidencës së Bashkimit Evropian, të cilën 6 muajt e parë të vitit 2020 e ka udhëhequr Kroacia, raporton Express.

Udhëheqja gjermane e BE-së po shihet me shumë interes nga Kosova, duke qenë se Berlini zyrtar e ka përkrahur vazhdimisht Kosovën në rrugën drejt integrimit dhe veçanërisht sa i përket procesit të liberalizimit të vizave.

Madje një grup europarlamentarësh i kanë shkruar letër kancelares gjermane, ku kërkojnë që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të përmbyllet gjatë vitit 2020.

Se prioritetet e Gjermanisë gjatë kësaj presidence janë të rëndësishme për Kosovën e ka thënë edhe shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Natalya Apostolova.

Ajo e ka uruar ambasadorin gjerman në Kosovë, Christian Heldt, për marrjen e presidencës së BE-së dhe i ka thënë se mund të llogarisin në përkrahjen e BE-së.

FIDANISHTJA

“Përgëzime për Presidencën gjermane dhe për ambasadorin gjerman në Kosovë për marrjen e presidencës sot. Prioritetet tuaja do të jenë të rëndësishme për Kosovën, ju mund të llogarisni në mbështetjen tonë”, ka thënë Apostolova.

Lidhur me këtë deklaratë të Apstolovës ka reaguar ambasadori gjerman në Prishtinë, Christian Heldt, i cili ka thënë se ka shumë pritje nga Gjermania gjatë kësaj kohe sa do të udhëheqë me BE-në, megjithatë ka thënë se s’mund të bëjnë mrekulli.

Derisa ka thënë se do të punojnë shumë fort.

“Në nuk do të bëjmë mrekulli, por premtojmë shumë punë”, ka thënë Heldt.

Ndërkohë është publikuar edhe programi i Këshillit të BE-së gjatë udhëheqjes gjermane, dhe në të Kosova nuk përmendet fare, pavarësisht qëndrimeve dhe përkrahjes së vazhdueshme gjermane sa i përket rrugës së integrimit dhe procesit të liberalizimit të vizave. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.