UBT

Pritjet e Luginës së Preshevës në vitin 2017

/ 7 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Luan Jashari – Lugina e Preshevës edhe viti 2017, e gjenë në situatë të njëjtë, si vendi ku ushtrohet spastrimi etnik!. Realisht çfarë do duhej të priste, është shumë më shumë! Problemet e Luginës së Preshevës, janë ekzistenciale, si askund në Europë! Fillimisht problemet e Kosovës Lindore, janë nga: statusi politik i saj, pasuar nga problemet politike, arsimore, drejtësi-gjyqësi, ekonomike, historiko-kulturore, sportive etj.

Marrëveshja e Paqes së Konçulit e vitit 2001, premtonte zgjedhjen e statusit politik të Luginës së Preshevës përmes dialogut- edhe pas 15 vitesh asgjë nuk ka!
Derisa minoriteti i serbëve të Kosovës, në përqindje të parëndësishme, sipas konventave dhe protokolleve Europiane dhe Ndërkombëtare, nuk u garantohet asnjë e drejtë më shumë sesa minoriteteve tjera, privilegjohen dhe u garantohen shumë më shumë të drejta sesa çdo pakice tjetër në Europë! Sikur të zgjedhej statusi politik i Luginës së Preshevës, të gjitha problemet e më pasme do zgjedheshin automatikisht! Lugina e Preshevës, me ngulm duhet të kërkoj, derisa edhe në Bruksel zhvillohen bisedime teknike dhe politike në lidhje me Kosovën, duhet të trajtohet edhe çështja e Statusit Politik të Luginës së Preshevës, derisa faktori ndërkombëtarë është vënë në lëvizje( në lidhje me Kosovën), sesa që të pritet më pas( kur do jenë shumë më e vështirë të vëhen mekanizmat ndërkombëtarë në lëvizje!).

Problemet politike, pas çështjes së statusit politik, kruciale për ne Shqiptarët e Luginës së Preshevës, radhiten një varg si: mospërfaqësimi real në nivel lokal e veçmas në nivel qendrorë( edhe pse çdonjëri Shqiptarë i Luginës jemi për Bashkim me Kosovën! Por që në parlamentin e Serbisë, përfaqësohemi nga politikanët lokal Shqiptarë, që më shumë i shërbyen interesit të Serbisë sesa atij Shqiptarë); implikimi i Serbisë në përzgjedhjen e politikanëve Shqiptarë( si për përfaqësimin në nivel lokal, por edhe në atë të ashtuquajtur republikan, Serbia ka përzgjedhur politikanët Shqiptarë të përshtatshëm për të nga Lugina e Preshevës); mospërfaqësimi i denjë nga politikanët e tillë( politikanët Shqiptarë të Luginës së Preshevës, deri më tash, asnjëherë denjësisht nuk kanë përfaqësuar Interesin Kombëtarë Shqiptarë të Luginës së Preshevës!); nepotizmi dhe korrupsioni( klikat partiake të partive politike të Luginës së Preshevës, vazhdimisht njihen për korrupsion dhe nepotizëm në çdo aspekt!); heshtja e politikës së terrorit të Serbisë( nga shkaku që i shërbejnë interesit të Serbisë, këta politikan të Luginës së Preshevës, kanë bë që Çështja Kombëtare e Shqiptareve të Luginës së Preshevës, si në arenën ndërkombëtare dhe rajonale të heshtet a së paku të minimizohet); ekzistimi i dhjetëra partive dhe fraksioneve politike në Luginë dhe mos unifikimi i tyre rreth Kauzës Kombëtare Shqiptare të Luginës së Preshevës( që me shumë egërsi luftojnë mes vete e shumë më pak për Interesin Kombëtarë Shqiptarë të Luginës së Preshevës).

Problemet në siguri, si: bastisje dhe kontrolle si formë e terrorit shtetëror; vrasje politike dhe vrasje fëmijësh; marrja në biseda informative dhe përndjekja sidomos e disa ish-pjesëtareve të UÇPMB-së; përzgjedhja e multiçetnikve( të ashtuquajtur polic multietnik); prezenca enorme e forcave militare e paramilitare të Serbisë e veçmas edhe e atyre që janë të dyshuara për krime lufte kundër Shqiptareve; përzgjedhje e multiçetnikëve( si polic multietnik të vetëquajtur), për t’i shërby Serbisë; etj

Problemet në arsim, të mediatizuara sidomos: çështja e abetareve dhe e librave të ardhur nga Kosova( e që nuk kërkohen me ngulm, por më shumë me forma tejet të buta, kryesisht me një a dy protesta!); çështja e diplomave të Republikës së Kosovës; çështja e mësimit-besimit fetar në shkollë( të sponsorizuar dhe korrikuluar nga shërbimet sekrete të Serbisë!); politizimi i personelit mësimor dhe përzgjedhja në bazë preferencash e referencash politike( duke u bë çerdhe partizanësh të partive politike); ikja e rinisë së shkolluar kryesisht në botën perëndimore dhe në Republikë të Kosovës; pasivizimin e intelektualëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës në lidhje me avancimin e Çështjes Kombëtare Shqiptare dhe zgjedhjen e Statusit Politik të Luginës së Preshevës! etj.

Hidromorava

Problemet në drejtësi-gjyqësi: arrestime burgosje dhe dënime politike si formë e terrorit shtetëror( kryesisht e ish-veteranëve të Luftërave Çlirimtare Shqiptare, duke i akuzuar kinse për krime lufte, por edhe për terrorizëm etj); heqje nga regjistrat civil të qytetarëve Shqiptar të Luginës; mohimi i gjuhës shqipe në institucionet e shtetit kolonial të Serbisë; mosregjistrim real të Shqiptareve të Luginës me rastin e Regjistrimit të popullsisë së Serbisë! etj

Problemet në ekonomike, janë të panumërta tashmë, edhe pse menjëherë pas luftës së UÇPMB-së, pagat i ishin rritur aq shumë saqë dukej standardi i konkurueshëm edhe me Gjermaninë( p.sh: paga e multiçetnikëve ishte 700 euro, etj!):mungesa e perspektivës ekonomike( kryesisht tek të rinjët); pengesat në ndërmarrjen e iniciativave për hapje biznesesh të vogla dhe të mesme; pengesat në tregti brenda Serbisë( duke i sabotu produktet e Shqiptareve të Luginës); pengesa në tregti përmes pikave kufitare me Maqedoninë dhe Republikën e Kosovës; mirëqenie të ulët sociale dhe shëndetësore; tarifa të larta për energji elektrike; tarifa të larta për hapje dhe mbajtje të bizneseve; haraç nga policia kriminale e Serbisë për bizneset lokale( pra plaçkitje); gjoba të panumërta për shkelje të ndryshme kinse të bëra nga bujqit, blegtorët, tregtarët Shqiptarë të Luginës së Preshevës; papunësi e lartë; ngulfatje të tregut lokal me produkte të Serbisë qofshin produkte bujqësore, blegtoriale, ndërtimtarie, industriale etj që bizneset lokale të falimentojnë etj.

Problemet historiko-kulturore, tashmë të mësuar që me shekuj, që qarqet e Serbisë, qofshin ato “shkencore, fetare etj” që kanë përvetësu trashëgiminë edhe të Shqiptareve të Luginës së Preshevës, e që edhe sot ndeshemi: me përvetësim të lokaliteteve arkeologjiko-historike Ilire në Luginë si dhe vjedhje të arkefakteve; tjetërsim të Historisë Kombëtare Shqiptare edhe përmes fesë( duke tentu të na identifikojnë si Turq, Boshnjak, serbë të islamizuar etj)!; ndalimi i festave Kombëtare Shqiptare; ndalimi i Flamurit tonë Kombëtarë Shqiptarë; heqja e monumenteve tona Historike( mes tyre edhe Lapidarit të UÇPMB-së) etj.

Derisa Serbia, vazhdimisht i dirigjon politikanët serbë, në Republikë të Kosovës, Shteti Amë( Shqipëria) tregohet tepër tolerante, duke leju që politikanët e Luginës së Preshevës, madje edhe të tradhtojnë Interesin Kombëtarë Shqiptarë! Shqiptarët e Luginës, duhet të ngremë zërin, që së paku Shteti Amë, të korrigjojë, të këshillojë që partitë politike Shqiptare të Luginës së Preshevës, të tregohen më të ndërgjegjshme sa i përket Interesave të Shqiptareve të Luginës./rajonipress/

Luan Jashari, absolvent në Fakultetin Filozofik dega e Historisë dhe të Bujqësisë të Universitetit të Prishtinës

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.