UBT

Pritje të gjata në vendkalimin Muçibabë – Depcë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në vendkalimin administrativ në fshatin Muçibabë-Depcë që shpien për të hyrë në Kosovë nga Presheva, ditëve të fundit po shtohen kolonat e pritjes.

Sipas udhëtarëve këto kolona të gjata po shtohen nga kontrollat e ngadalshme të autoriteteve policore nga e të dyja anët, shkruan Titulli.com.

“Pritjet ishin monotone deri në tri orë dhe me ç’rast shtoheshin lodhjet dhe pakënaqësi tek shumica e udhëtarëve vlerësoi Saiti një nga udhëtarët që ishte nisur për Gjilan.

Sipas tij këto pritje nuk i kanë përjetuar në asnjë kufi të vendeve perëndimore dhe se kjo nuk është në rregull.

Hidromorava

Pakënaqësi dhe doza nervozizmi shiheshin edhe në fytyrat e shumë njerëzve që prisnin për ta kaluar pikëkalimin administrativ nga Kosova për të hyrë në territorin e Luginës së Preshevës.

Poashtu afër kufirit vërehen edhe papastërti dhe mbeturina të cilat kundërmonin aromë të pakëndshme .

Pikëkalimi administrativ Muçibabë-Depcë gjendet më se 20 km nga Gjilani dhe 15 km nga Presheva dhe është i autorizuar vetëm për qarkullim të udhëtarëve./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.