UBT

Pritje për Leartin e përzgjedhur nga KF “Milano”

/ 4 minuta lexim
KKVITI

Gjilan- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa ka pritur në një takim Leart Bilallin të moshës 13 vjeçare i cili është në mesin e 10 sportistëve të rinj të përzgjedhur nga gjithë Republika e Kosovës nga përfaqësuesi i KF “Milano” Franko Barezi, si sportist potencial për t’u shkolluar në këtë klub gjatë të ardhmes.

Në konkurrencë Learti dhe nëntë bashkë-moshatar të tij nga Kosova do të kenë edhe rreth 400 sportist të moshës së tyre nga 40 shtete të ndryshme të botës.

Me këtë rast kryetari i Komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa tha se kjo është një e arritur shumë e madhe e familjes, Komunës dhe e Kosovës në përgjithësi. “Është shumë i rëndësishëm ky përfaqësim për neve si Komunë dhe për juve si familje. Jam shumë i lumtur që nga Komuna e Gjilanit si lojtar potencial për shkollim të mëtutjeshëm në këtë shkollë të futbollit është Learti. Ne në Komunë dhe në përgjithësi kemi shumë të rinj që kanë vlera të larta dhe që mund të na përfaqësojnë denjësisht. Urojmë që Learti t`i shtohet listës së shumë shqiptarëve që kanë bë emër në fusha të ndryshme nëpër Botë, si në muzikë, sport dhe në kulturë në përgjithësi. Rinia e Kosovës vërtet është e ardhmja dhe e tashmja e vendit tonë, kjo rini tani veç ka nisur shpërthimin pozitiv në arenën ndërkombëtare. Ne si komunë po mundohemi çdo ditë të krijojmë kushtet teknike që sportistët të kenë kushtet elementare për aktivitetet e tyre, kemi ndryshuar 100% ambientin në stadiumin e qytetit, gjithashtu po e trajtojmë me sinqeritet Palestrën Sportive, së shpejti do të filloj edhe ndërtimi i stadiumit ndihmës. Aktivitetet tona janë duke vazhduar në secilën fushë të sportit, kulturës, artit, rinisë dhe sektorëve të tjerë”, tha Mustafa duke shtuar se edhe në të ardhmen kjo veç sa do të jetë më e shtuar.

Kurse drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Veton Nevzadi, tha se është një fat i madh që në mesin e shumë lojtarëve fëmijë nga Kosova të zgjidhet Learti i cili në garë kishte edhe vëllanë e tij më të ri. Nevzati tha se shkollat e futbollit në Gjilan janë shumë të rëndësishme dhe komuna atyre u ka ndihmuar me mundësit që ka. “Ne edhe në të ardhmen do të vazhdojmë që të mbështesim të gjithë sektorët sepse përfaqësimi i Kosovës dhe i Gjilanit mund të bëhet nga shumë fusha, por me njerëz të vërtetë të profesionit. Edhe në të ardhmen me mundësit që kemi ne do t’i mbështesim këto dhe shumë raste të tjera të kësaj natyre, vetëm e vetëm që Gjilani dhe Kosova të jenë në skenën e sukseseve” ka shtuar Nevzadi.

Eco Higjiena

Ndërsa prindërit e Leartit, Alixhemal dhe Magbule Bilalli, u shprehën të emocionuar, por edhe të befasuar që djali i tyre është i përzgjedhur si fëmijë potencial për të vazhduar shkollimin në KF “Milano”. “Ne nuk e kemi pritur përzgjedhjen dhe as që kemi menduar se ai do të arrinte deri këtu. Kemi besuar në suksesin e tij dhe ai tani është i përzgjedhur, vazhdojmë të besojmë edhe më tutje në punën dhe sukseset e djalit tonë. Gjithnjë e kemi ndihmuar që ai të ecën përpara dhe rezultatet kanë filluar të shihen tashmë”.

Learti poashtu me emocion, por i përgatitur fizikisht, i talentuar, me një edukatë tha se është me rëndësi për atë dhe për të gjithë të tjerët, që si sportist do të jetë Gjilani dhe Kosova.

Leart Bilalli do të udhëtoj për në Milano, gjatë ditës së premte, ku atje do të qëndroj për një javë./rajonipress/