UBT

Pritje madhështore për Mustafën në lagjen e Jabuqëve të Livoçit të Epërm

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari Qemajl Mustafa, është pritur në mënyrën më madhështore në një odë në lagjen e Jabuqëve, të Livoçit të Epërm, me ç’rast i kanë dhënë mbështetje kulminante familjet nga kjo lagje, duke i dëshiruar suksese edhe në mandatin e katërt.

Me këtë rast kryetari Mustafa, ka thënë se “sebep” i ardhjes këtu është kërkesa e këtyre banorëve për t’u takuar me mua si kandidat për herë të tretë prej PDK-së dhe për të debatuar bashkërisht për kërkesat që janë prioritare e kësaj lagje e të cilat i dimë edhe ne dhe janë të vendosura në listën e prioriteteve të Komunës së Gjilanit.

Mustafa ka thënë se kërkesa e parë që ka qenë nga banorët është realizuar, ajo e rregullimit të rrjetit të rrymës elektrike dhe e stabilizimit të saj, kërkesë që tashmë është e realizuar. Ai ka premtuar se sigurimin e ujësjellësit për këtë fshat do ta shoh mundësinë e kyçjes përmes një projekti që është në realizim nga kjo anë.

UBT

Ndërsa sa i përket rrugës, Mustafa ka thënë se është një nyje shumë e rrezikshme dhe projektimin e kyçjes në lagje do ta bëjmë me kohë sikur që edhe asfaltimi i saj do të bëhet në vitin në vijim por gjithsesi për periudhën të cilën e kanë kërkuar vet banorët. Vet banorët i kanë dhënë kohë kryetarit që këto dy projekte të realizohen brenda periudhës 24 mujore, gjë për të cilën Mustafa tha se është koha kur pas këtyre muajve ne do t’i kemi të dyja këto projekte.

Mbështetje shumë e fuqishme dhe e zjarrtë ka ardhur nga të gjithë këta banorë, që gjatë fjalimeve të kryetarit për kohë të gjatë është dëgjuar brohoritje nga të gjithë Qemajli, Qemajli, Qemajli… dhe disa herë është ndërprerë fjalimi nga duartrokitjet e gjatë dhe brohoritjet e pandërprera. Këta banorë kanë thënë se mbështetja e Komunës nuk ka ardhur vetëm në rrjetin e elektrikut, por edhe në investime të shumta që po bëhen, në bujqësi, bartje të nxënësve për në shkollë e shumë aktivitete të vlerësuara lart nga ta.
Ata kanë thënë se të gjithë jemi për kryetarin Mustafa, të gjithë jemi për PDK-në dhe të gjithë do të jemi në festën e madhe që do të bëhet më 3 nëntor në Gjilan, për të festuar bashkërisht, zhvillimin e vendit dhe ecjen përpara drejt rrugës së realizimit të projekteve të shumta për Gjilanin.

Ndryshe Mustafa ka bërë vizitë edhe në një odë tjetër te Familja Bllaca respektivisht te oda e Destan Bllacës, afër tregut të veturave, ku edhe aty ka marrë një mbështetje të fuqishme për mandatin katër vjeçar. Siç kanë thënë banorët kërkesë e tyre është për fillim kanalizimi dhe ujësjellësi, ndërsa për rrjetin e elektrikut kryetari Mustafa tha se do të angazhohet që bashkë me KEK-un ta bëjnë zgjidhjen e duhur thuhet në njoftimin e degës së PDK-së/rajonipress/