Pritja e gjeniut
Ku është fshehur gjeniu, njeriu që flet si populli, njeriu që qan si populli, dhe njeriu që këndon si ai.
Ku është fshehur gjeniu
Pyesin nënat, baballarët
gratë e veja,fëmijët jetimë
pyetë e gjithë Kosova ?..
Ku është fshehur gjeniu
Ai më i bukuri i këngëve
Ai më i bukuri i betejave
Ai më i bukuri i fitoreve
Ku është fshehur gjeniu
Më i gjakshmi dhimbjeve
Pyet vullneti i popullit
dhe pret vullneti i popullit
Rrustem Geci, poezi nga libri “Kanuni poetik”

