Pritet të vendosen kamerat në lagjen “Avdullah Presheva”

Gjilan – Në këtë takim të fundvitit është diskutuar rreth aktiviteteve të këtij këshilli, propozimin për vendosjen e kamerave në disa pjesë të lagjes të pambuluara si dhe planin për vitin 2019.
Policia e Kosovës njësitet e policisë në komunitet, sot kanë realizuar takimin e fundit për këtë vit me këshillin lokal për siguri publike në Lagjen “Avdullah Presheva”.Takimi është realizuar në shkollën fillore “Rexhep Elmazi”, ku po ashtu prezent në takim ka qen edhe drejtori i kësaj shkolle.
Në këtë takim të fundvitit është diskutuar rreth aktiviteteve të këtij këshilli, propozimin për vendosjen e kamerave në disa pjesë të lagjes të pambuluara si dhe planin për vitin 2019.
Ndryshe, KLSP vitin 2018 e ka vlerësuar të kënaqshëm në aspektin e sigurisë./rajonipress/