UBT

Pritet të themelohen këshillat e fshatrave, vendbanimeve e lagjeve urbane

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Janë bërë të gjitha përgatitjet për themelimin e Këshillave të fshatrave, vendbanimeve apo lagjeve urbane, të cilët do të jenë zëri i qytetarëve në vendimmarrje në Komunën e Gjilanit. Ky projekt do të realizohet me iniciativë të kryetarit të Komunës Lutfi Haziri në bashkëpunim me organizatën Agro-Eko, ndërsa është financuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.

Implementimi i projektit do të realizohet në bazë të rregullores së Kuvendit Komunal të Gjilanit për “Organizimin dhe Bashkëpunimin e Komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane në territorin e Gjilanit”, të miratuar më datë 09.07.2010.

Konstituimi i Këshillave do të nis në fshatin Pogragjë më 2 korrik 2014 në ora 17:30, ku përfshihen edhe fshatrat: Bilinicë, Llovcë, Sllubicë, Inatoc-Kokaj.

Më 3 korrik 2014 do të konstituohet Këshilli në fshatin Zhegër në ora 17:30, në të cilin përfshihen fshatrat: Demiraj, Haxhaj, Kurexh, Terziaj, Selishtë, ndërsa në fshatin Livoçi Ulët Këshilli do të themelohet më 4 korrik 2014 në ora 17:30, për të vazhduar edhe me konstituimin e këshillave tjerë në fshatra, vendbanime apo lagje urbane.

ARKATANA

Këshilli i fshatit, vendbanimit apo lagjes urbane ushtron kompetencat dhe përgjegjësitë e përcaktuara si më poshtë:

* Kujdeset për planifikim urban dhe rural;
* Kujdeset për furnizim me ujë, rregullimin e kanalizimit, drenazhimet etj.;
* Kujdeset për ofrimin e shërbimeve publike efikase;
* Kujdeset që qytetarëve t’u ofrohet mbrojtja shëndetësore primare;
* Kujdeset për mbrojtjen lokale të ambientit
* Kujdeset për zhvillimin e turizmit;
* Kujdeset për sigurimin e hapësirave të hapura dhe varrezave
* Kujdeset për organizimin e aktiviteteve kulturore dhe sportive;
* Bashkëpunon me organet Komunës dhe organizatat tjera për çështjet me interes për lokalitetin;

* Evidenton dhe paraqet prioritetet e lokalitetit para organeve të Komunës;
* Merr pjesë në emër të qytetarëve të lokalitetit në financimin e çështjeve që janë pjesë e marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të Komunës;

* Kujdeset për organizimin e aksioneve vullnetare në interes për lokalitetin dhe
* Kryen edhe detyra të tjera të cilat mund të jenë të bartura nga Kuvendi i Komunës ose Kryetari i Komunës në pajtim me ligjin dhe Statutin e Komunës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.