UBT

Pritet takim i nivelit të lartë në dialog “sapo të krijohen kushtet”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, Peter Sorensen, ka bërë thirrje për zbatim të plotë të marrëveshjeve të dala nga dialogu, në takimin që ka pasur me presidentin serb.

Ai dhe Aleksandër Vuçiq u takuan në Bruksel ku diskutuan Marrëveshjen e Ohrit dhe hapat konkretë në një sërë çështjesh teknike të dialogut. Nga BE-ja thanë për KOHËN se përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, do të thërrasë takim të nivelit të lartë në dialog.

“Sorensen bëri thirrje për zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve të dialogut dhe përsëriti pritshmërinë e Bashkimit Evropian për angazhim konstruktiv nga të dyja palët – Kosova dhe Serbia – në procesin e normalizimit të marrëdhënieve të tyre. Përfaqësuesja e lartë Kallas do të thërrasë një takim të nivelit të lartë të dialogut sapo të krijohen kushtet e përshtatshme për këtë”, thuhet në përgjigjen e BE-së.

FIDANISHTJA

Vuçiq pas takimit kishte shprehur gatishmëri për zbatim të plotë dhe konsistent të marrëveshjeve. Megjithëqë Serbia pati refuzuar ta nënshkruante dhe zbatonte Marrëveshjen bazë për normalizim të raporteve me Kosovën, Vuçiqi ka njoftuar se në takimin me Sorensenin ka shprehur interesimin për të bërë hapa konkretë në zbatimin e marrëveshjeve dhe se ka gatishmëri për kompromise.

Që nga shtatori i vitit 2023 nuk ka pasur takim të nivelit të lartë në dialog.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.