Fundamenti

Pritet seancë e nxehtë vjeshtore, Bujar Nevzati ka disa pyetje për Lutën

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Bujar Nevzati këshilltar komunal nga radhët e PDK-së me padurim po e pretë ditën e martë për të takuar siç thotë ai kryetarin e Gjilanit dhe për ta pyetur për shumë çështje që e preokupojnë qytetin dhe qytetarët e Gjilanit. Nevzati tha se Lutën do ta pyes për ndërrimin e drejtorëve, akuzat publike që i bëri ndaj PDK-së, ndërtimet pa leje, tenderët e komunës, lumin Mirusha, ekskursionin e nxënësve, pranimin e punëtorëve pa konkurs etj.

Bujar Nevzati thotë se nesër (e marte) në seancën e parë vjeshtore, presim që Kryetari të merr pjesë në seancë ( kuptohet nëse nuk e improvizon ndonjë vizite jashtë shtetit ose ndonjë pritje të ndonjë Ambasadori ) dhe të na tregoi arsyen e ndërrimit të drejtorëve të drejtorive Komunale.

Mobi Casa

“Po ashtu të na njoftoi me akuzat publike që i ka bërë PDK-së, lidhur me shpërthimin e gomave të automjeteve zyrtare para disa dite. Kur dihet se automjetet e Komunës janë në vëzhgimin e kamerave dhe rojeve të komunës 24 orë. Gjithashtu të na tregoi me ndërtimet pa leje në Komunë. T`i njoftoi këshilltarët me, tenderët e Komunës, me lumin Mirusha, çka është ka ndodhë ? Të na njoftoj me Semaforët e Qytetit, çka është ka ndodhë, me Ekskursionin e nxënësve, me pranimin e punëtorëve pa konkurs në Komunë” thotë Nevzati.

Nevzati tha se do ta pyes kryetarin edhe për punësimin e familjarëve të zyrtarëve të lartë të Partisë e Komunës në Higjiena e Hidromorava ! “Po ashtu presim të na njoftoi sa Miliona investime i ka sjell Komunës nga Qeveria, se na ka lodhë me deklarata shterpe se Qeveria, tash i ka kthye sytë dhe mendjen ka Gjilani, si dhe me shumë probleme tjera që do t`i ngrisim nesër në seancë, duke mos harruar as stilin e tij se po merret me politika nacionale” ka ironizuar Nevzati./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.