Eko Higjiena

Pritet kthimi i Arbër Zenelit në futboll, tetë muaj pasi u lëndua

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Tetë muaj kanë kaluar që nga ndeshja e 7 qershorit të vitit të kaluar kundër Malit të Zi, kur ylli i Kosovës Arbër Zeneli e pësoi një lëndim serioz. Pritja e gjatë është afër të marrë fund, pasi që mediat franceze kanë paralajmëruar se Zeneli po i afrohet kthimit në fushën e lojës.

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli, nuk ishte në dispozicion të trajnerit Bernard Challandes në ndeshjet e muajve të fundit të “Dardanëve”, shkaku i lëndimit që e kishte pësuar më 7 qershor, në ndeshjet e Grupit A kualifikues për Kampionatin Evropian 2020 kundër Malit të Zi, transmeton Gazeta Express.

Mediumet franceze kanë paralajmëruar se tani 24-vjeçari është duke iu afruar kthimin në skuadrën e Stade de Reims, pasi që këtë javë ai mori pjesë për herë të parë në një seancë stërvitore me skuadrën.

Sipas “The Union”, as trajneri David Guion e as Zeneli nuk do ta përshpejtojnë kthimin dhe do t’i respektojnë afatet kohore të përcaktuara nga ekipi mjekësor. Përkundër që në rast nevoje ai mund të jetë në stol edhe në xhiron e radhës, Zeneli pritet të kthehet për ndeshjen kundër Brestit më 7 mars, saktësisht nëntë muaj pasi e pësoi lëndimin.

Uji Dea

Kthimi i Zenelit është një lajm i mirë për Kosovën, pasi që ai pritet të jetë i gatshëm për të luajtur në ndeshjet vendimtare të marsit, kur do të luhet ndeshjet e play-offs kualifikues për EURO 2020. Kosova do të takohet me Maqedoninë në gjysmëfinale, ndërsa në finale e pret ose Gjeorgjia, ose Bjellorusia.

Zeneli është njëri ndër personat më meritor për kualifikimin e Kosovës në këta play-offs, që janë mundësi e dytë për kualifikim në Evropian, pasi që Kosova s’arriti të kualifikohet përmes grupit A.

Në ndeshjen vendimtare për vendin në play-offs nga Grupi 3 i Ligës D të Ligës së Kombeve, Zeneli kishte shënuar het-trik për t’i ndihmuar Kosovës ta mposhtë Azerbajxhanin me rezultat 4:0 në “Fadil Vokrri”.

Shkaku i fitores së Kosovës në atë përballje me Azerbajxhanin, skuadra e Bernard Challandes u kualifikua në play-offs të EURO 2020 si njëra ndër katër fitueset e grupeve të Ligës D, si dhe e fitoi promovimin në Ligën C për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.