FITORJA

Pritet heqja e ‘vijave të kuqe’ edhe për Demarkacionin e Asociacionin

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Vijat e kuqe pritet të hiqen, sikurse për koalicione, edhe kur të vije çështja e ratifikimit të Marrëveshjes që përcakton kufirin me Malin e Zi dhe themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Kështu paralajmërojnë njohësit e rrethanave politike në vend, derisa shtojnë se është kërkesë urgjente e bashkësisë ndëkrombëtare. Sipas tyre Dermarkacioni mund të rishikohet në mënyrë kozmetike derisa për Asociacionin besojnë se do të jetë çështje më lehtë e kalueshme.

Sipas tyre Dermarkacioni mund të rishikohet në mënyrë kozmetike derisa për Asociacionin besojnë se do të jetë çështje më lehtë e kalueshme.

fida më e rëndë e koalicionit të ardhshëm qeveritar do të jetë sërish Demarkacioni, vlerëson Bekim Kabashi nga gazeta online GazetaMetro, duke shtuar se kjo marrëveshje tashmë e nënshkruar me Malin e Zi, nëse Qeverinë e merr PDK-AAK-NISMA, do të duhet rishikuar edhe një herë.

“Të paktën në formë kozmetike, që kryeministri eventual, Ramush Haradinaj, të arsyetohet se tani është pro, pasi ajo më nuk është vija kufitare e percaktuar nga Murat Meha. Kësaj duhet shtuar edhe problemin tjeter, se pas 11 qershorit më nuk pritet të kemi koalicion të gjerë, e për kalimin e demarkacionit në Kuvend, duhen 2/3 e votave të deputetëve, ose me numra 81 vota.”

Themelimi i Asociacionit sipas tij, do të jetë më lehtë i kalueshëm, sepse pavarësisht kundërshtimeve të AAK e NISMA, në të vërtetë ka qenë kauzë e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Gjithashtu, Asociacioni është nënshkuar nga Qeveria Mustafa, e rrjedhimisht për kalimin e saj në Kuvend do të mund t’i ketë edhe votat e deputetëve të LDK-së, nëse jo të të gjitheve, të shumicës prej tyre,” shprehet Kabashi për arbresh.info.

Sipas Agron Halitaj, drejtor i gazetës online AktivPress, Demarkacioni dhe Asociacioni janë dy obligime që duhen përmbushur nga cilado forcë politike që vije në pushtet.

Fundamenti

“Këto kushte janë vënë nga faktorët e jashtëm dhe si të tilla nuk mund të anashkalohen. Ashtu siç janë hequr “vijat e kuqe” për koalicion me PDK-në, një ditë do të hiqen edhe vijat e kuqe për demarkacionin dhe asociacionin,” deklaron Halitaj për arbresh.info.

Krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është projekt, miratimi i të cilit do të kërkohet me ngulm nga Bashkimi Evropian, vlerëson Parim Olluri, drejtor ekzekutiv në gazetën Online Insajderi, duke shtuar se ngjashëm është edhe situate me Demarkacioni me Malin e Zi.

“Koaliconi i përbërë nga PDK-AAK-NISMA nuk besoj se do të jetë rezistent, ndaj kërkesave të Bashkimit Evropian dhe SHBA-së. Ngjashëm siç vepruan Nisma dhe AAK kur lidhen koalicion parazgjedhor duke deklaruar se po e lidhin një koalicion të imponuar për interes të qytetarëve të Kosovës, do të veprojnë edhe kur të vjen koha e miratimit të demarkacionit.”

Sipas tij problem i tyre do të jetë gjetja e modaliteteve të shtyrjes përpara të demarkacionit, dhe jo refuzimi për ta miratuar.

“Një prej tyre mund të jetë miratimi i demarkacionit me marrëveshjen për ta dërguar rastin në Arbitrazh ndërkombtarë,” shprehet Olluri për arbresh.info.

Demarkacioni dhe Asociacioni mbeten dy çështje urgjente, për të cilat krerët e shtetit u patën zotuar se do të jetë një ndër çështjet e para që do të inicohet pas zgjedhjeve të parakohshme nacionale të 11 qershorit, kërkesë kjo e vazhdueshme edhe e bashkësisë ndërkombëtare./arbresh.info/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.