UBT

Pritet garë e nxehtë për të parin e LDK-së

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Pranvera e këtij viti do të gjejë Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, me kryetar të ri. Por, ndryshe nga AAK ku kryetari aktual Ramush Haradinaj pothuajse e ka të sigurt edhe një mandat në krye të kësaj partie, këtë fat mund të mos e këtë kreu i LDK-së, Isa Mustafa. Hyrja në koalicion më PDK-në mund t’i kushtojë atij në zgjedhjet e brendshme partiake.

Edhe pse zyrtarisht ende nuk i kanë shpallë kandidaturat e tyre, burime të Gazetës Tribuna brenda LDK-së bëjnë të ditur se janë së paku tre kandidatë potencial që mund t’i futën garës për të parin e LDK-së.

Bëhet fjalë për kreun aktual të LDK-së, Isa Mustafën, kryetarin nderit, Fatmir Sejdiu dhe kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, nuk e ka përjashtuar asnjëherë mundësinë qe të konkurrojë për kryetar të kësaj partie duke e ndërlidhur rikthimin në krye të LDK-së me vullnetin brenda anëtarësisë.
Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, ka thënë për Gazetën Tribuna se, kandidaturat shpallën në Kuvend dhe se tani për tani nuk ka asgjë zyrtare për emrat e mundshëm.

Uji Dea

Emrat qe po qarkullojnë në opinionin publik, sipas tij, janë vetëm spekulime. Rugova nuk është në dijeni nëse kryetari i nderit të LDK-së, Fatmir Sejdiu do të kandidoj për kryetar të LDK-së.
“Secili ka të drejtën statutore të konkurrojë për kryetar, por fillimisht duhet të kalojë në procedurat përkatëse, nëpër nivele me të ulëta të zgjedhjeve, në Kuvend.

Dhe si mund ta shpallë dikush kandidaturën tani kur mund të mos jetë delegate i Kuvendit, kryetari i partisë duhet të jetë delegate i Kuvendit. Janë rregulla të shkruara në të cilat jemi të përkushtuar qe t’i respektojmë gjithsesi”, ka thënë Rugova.

Poashtu ai ka thënë se nëse kryetari aktual Mustafa do të kandidoj ai do ta mbështes për një mandat të ri. Ai konsideron se ka vullnet edhe brenda anëtarësisë së LDK-së qe kryeministri i vendit të udhëheq edhe një mandat më LDK-në.

Ndryshe, në mbledhjen e fundit të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së janë caktuar afatet kohore për zgjedhjet e brendshme partiake. Në këtë mbledhje është vendos që nga 15 marsi të fillojnë zgjedhjet në degë dhe nëndegë ndërsa Kuvendi zgjedhor ku do të zgjidhet kryetari i ri do të mbahet në muajin maj. /GazetaTribuna/