RCCOLA

Pritet eliminimi i mushkonjave në Gjilan

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Me qellim të ruajtjes së shëndetit publik të qytetarëve nëpërmjet eliminimit të mushkonjave dhe insekteve të tjera fluturuese të cilat janë mjaftë të dëmshme Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale njofton qytetarët e Gjilanit se të shtunën fillon faza e tretë e dezinfektimit hapësinor të qytetit e cila do të zgjas dy ditë duke filluar nga ora tetë e mbrëmjes.

Drejtori Xhemajl Salihu ka thënë së gjithashtu i njoftojmë bletarët se për shkaqe sigurie bletët duhet t`i mbajnë të mbyllura në shtëpizat e tyre për dy ditë rresht, me qellim të mbrojtjes nga preparatet përkatëse.

UBT

Orari i ndryshimit të dezinfektimit mund të ndodhë vetëm nëse kemi përkeqësim të motit ka thënë Salihu./rajonipress/