FIDANISHTJA

Pritet dimër i “nxehtë” në AAK

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Pranvera e ardhshme pritet ta gjejë Aleancën e Ramush Haradinajt të reformuar. Të paktën ky është zotimi i zyrtarëve të kësaj partie.

Përqindja e ulët në zgjedhjet qendrore, por edhe humbja e disa komunave, ka bërë që AAK t’i futet një procesi reformues dhe bashkë me të edhe procesit elektoral brenda partiak. Kësisoj, janari dhe muajt në vazhdim pritet të jenë mjaft të “nxehtë” në AAK. Në AAK janë optimist se ky proces do t’i ndihmojë kësaj partie.

Ndërsa njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se AAK e ka të domosdoshme të bëjë reforma nëse dëshiron që të ketë rezultate më të kënaqshme.

Uji Dea

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka thënë se në këtë parti tashmë është shpallur reforma dhe pas çdo palë zgjedhjesh që mbahen kërkohet edhe freskimi i partisë. Prandaj, sipas tij, do të ketë një proces i cili do të tregojë gatishmërinë e AAK-së për të ecur më tutje përpara.

“Procesi zgjedhor do të fillojë në janar, por paralajmërimi është bërë tani në mënyrë që të përgatitën të gjitha strukturat nga nëndegët, degët deri në qendër në mënyrë që të kemi një ndryshim pozitiv në Aleancë dhe ofrimin e kuadrove të cilat do të jenë të aderuara në parti. Kuvendi zgjedhor do të mbahet në fund të pranverës dhe besojmë se do të jetë një proces i cili do të mundësojë qe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës të konkurrojë më shumë cilësi në të ardhmen”, ka thënë Isufi. /Tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.