UBT

Priten rekomandimet e FSK-së për kapacitetet shtesë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Brenda këtij muaji, Forca e Sigurisë së Kosovës do të dalë me rekomandime se çfarë kapacitete të tjera shtesë i nevojiten kësaj force. Këtë e ka thënë, gjatë raportimit të tij para Komisionit parlamentar për Siguri, komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati. Ai tha se janë krijuar grupet punuese dhe me mbështetje të ekspertëve edhe nga Pentagoni janë gati në fund të studimit të kapaciteteve ekzistuese të FSK-së, transmeton KTV.

“Shpejt do të dalim me rekomandime se çfarë kapacitete të tjera shtesë i nevojiten FSK-së, që t’i ndërtojë ato në 10 vjetët e ardhshëm. Do të ketë tri fusha misioni, ai për mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit të vendit, mbështetjen e institucioneve qendrore dhe lokale si dhe pjesëmarrje në misione paqeruajtëse nëpër botë”, ka deklaruar Kastrati.

RCCOLA

Ndërkohë, nga anëtarë të komisionit është kërkuar që të vazhdojnë të hulumtojnë vende që edhe 15 vjet pas luftës vazhdojnë të jenë të minuara. Por, Kastrati ka thënë se mjetet më specifike për çminim duhet t’i huazojnë nga vende të tjera, meqë të njëjtat nuk i posedon FSK-ja.