Fundamenti

Priten reduktime shumë orëshe të energjisë elektrike në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të KOSTT-it, Kadri Kadriu, ka paralajmëruar reduktime më të gjata se dy orë në Kosovë.Kadriu në një konferencë për media ka bërë të ditur se programi mund të zgjatet nëse rritet nevoja, derisa shtoi se shpreson të ndodhë e kundërta.

“Dje kemi filluar me një program nga ora 11:00 që ka qenë i shpërndarë në të gjithë Kosovën. Orari ka qenë 8 me 2. Në qoftë se nevoja rritet, atëherë ky plan 8 me 2 nuk do të mjaftojë”, tha Kryeziu.

Ndërkohë, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka treguar disa nga faktorët që janë duke ndikuar në krizën energjetike, duke përmendur këtu edhe linjën energjetike me Serbinë, raporton Demokracia.com.

UBT

Ndryshe, Kompania Kosovare për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) gjatë së mërkurës ka paralajmëruar kufizime energjetike, të cilat po zgjasin me orë të tëra.Kosova, aktualisht është duke u përballur me krizë energjetike, pasi prodhimi vendor nuk po ia del të mbulojë nevojën për konsum.

Ndërkaq, Zyra e Rregullatorit të Energjisë është duke e shqyrtuar kërkesën e KEDS-it për shtrenjtim të rrymës deri në 7 për qind. Aktualisht, qytetarët e Kosovës paguajnë 6.75 cent për kilovat në orë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.