KKVITI

Priten investime të reja për Komunën e Gjilanit

/ 4 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Këshilli i drejtorëve i udhëhequr nga kryetari i Komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa, ka mbajtur takimin e tij të radhës, për të raportuar rreth punës njëjavore të drejtorive komunale. Me këtë rast kryetari i Komunës fillimisht i ka informuar drejtorët me marrëveshjen mes Komunës së Gjilanit dhe Ministrisë së Infrastrukturës, që për dy sezone të investohen 2.4 milion euro në infrastrukturën rrugore të qytetit dhe fshatrave të Komunës së Gjilanit, për zvogëlimin e rrugëve të paasfaltuara.

Kryetari Mustafa poashtu informoi këshillin se nga BERZH- i është duke u bërë një studim pilot për trajtimin e të gjitha ujërave të zeza të Komunës së Gjilanit si dhe rregullimin e impiantit, që do të ishte një investim mase i duhur për Gjilanin dhe Anamoravën në përgjithësi. Ai tha se qeveria e Zvicrës dhe Gjermanisë së bashku me qeverinë e Kosovës, kanë zgjedhur Gjilanin si pilot Komunë për mundësin e investimit të këtij projekti.

Në anën tjetër Mustafa tha se gjatë ditës së nesërme do t’a ketë një takim me kryeministrin Hashim Thaçi dhe me Ministrin e Financave Besim Beqaj, për të shikuar mundësin e investimit të projekteve të nisura e të cilat janë në proces, që të njëjtat të përmbyllen e të cilat nuk shkojnë në shumën më të madhe se mbi 2 milion euro. Ai tha se në këtë takim do të kërkoj që rreth një milion euro t’i ndahen Komunës për shpronësime.

Mbledhja ka vazhduar më pas me raportimet e rregullta të drejtorëve komunal, ku me këtë rast Drejtori i Financave, Nuhi Nuhiu, ka thënë se të hyrat vetanake për këto tri javë janë 145 mijë euro. Nga tatimi në pronë prej të hyrave deri më tani rreth 40% e planit të përgjithshëm është arritur të realizohet porse ende ka shumë vend për t’u përmirësuar. Nuhiu gjithashtu ka informuar edhe për përgatitjet për Kornizën Afatmesme Buxhetore në të cilën duhet të kontribuojnë edhe drejtorët e drejtorive komunale.

Mobi Casa

Për fushën e Urbanizmit, ka raportuar drejtoresha Bahrije Mahmuti, e cila tha se pos planit që është dërguar për në kuvend ai i lagjes “Arbëria”, të gatshme për kuvend janë edhe tri plane të tjera ai i “Qarkut 1” dhe “2” si dhe “Montithi”. Sa i përket inkasimit ajo tha se ka një ngecje në të hyra, sepse shumica e qytetarëve që bëjnë ndërtime marrin në drejtori kushtet e ndërtimit por nuk aplikojnë për leje ndërtimore. Ndërsa nga inspeksioni Ismet Hajdini para këshillit ka prezantuar disa probleme që kanë si drejtori, për arsyen që nuk kanë të përzgjedhur kompani të rrënimit, mungesa adekuate e lokacionit për tregun e veturave dhe të kafshëve etj., ndërsa për punën tjetër, tha se janë në kujdestari 24 orësh.

Për sektorin e Shërbimeve Publike ka raportuar drejtori i kësaj drejtorie, Behar Mehmeti, i cili tha se gjendjen janë duke e mbajtur nën kontroll dhe po asistojnë në çdo moment atje ku ka nevojë. Ai tha se hapësirat e gjelbra janë duke u mirëmbajtur mirë, pastrimi i rrugëve, trotuareve, shesheve etj. Breng e tij mbetet ende mos zgjedhja e kompanisë për mirëmbajtje verore të rrugëve, dhe për këtë drejtoria të cilën ai e drejton ka marrë aksion për mbushjen e gropave për një fazë të shkurtër tri – katër javore.

Edhe Xhemajl Salihu nga drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, njoftoi këshillin për vizitën e komisionit parlamentar për shëndetësi dhe për opinionin e tyre në krahasim me komunat e tjera. Vetë komisioni ishte ai që tha se Komuna e Gjilanit sa i përket trajtimit, trajnimit, aftësimit dhe përkushtimit për personat me aftësi të kufizuara është e para Komunë në trojet shqiptare që ka një përcaktim të kësaj natyre. /rajonipress/