Uji Dea

Prishtina pa mund të madh mposht Gjilanin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në javën e 12, të elitës së futbollit të Kosovës, në stadiumin e qytetit në Gjilan në pranin rreth 500 shikuesve, Prishtina si me lojë njashtu dhe me rezultat ka deklasuar Gjilanin me rezultat 0-3.

Edhe pse ishte derbi i javës, që këto dy skuadra kur luanin dikur mblidhnin gjerë në 8000 shikues, sot ballafaqimi i tyre nuk ishte as hija e dikurshme që zhvillonin ndeshjen në mes këtyre dy skuadrave.

Gjilani gjatë këtyre 12 javëve ka zhvilluar ndeshjen më të dobët, përgjatë 90 minutave nuk kanë arritur asnjëherë të gjuajnë në portën e portierit të Prishtinës, Visar Bekaj i cili sot ishte totalisht i papunë.

Në minutën e 14, mesfushori Ergin Ahmeti me një gjuajtje precize nga 25 metra mposht Kaqiun e Gjilanit, i cili reagoj tejet dobët.

Në minutën e 20, Marjo Morina gjuan furishëm nga 28 metra por Kaqiu me mund të madh, dëbon topin jashtë vijës fundore të tij.

KKVITI

Në minutën e 33, nga një aksion i rrjedhshëm sulmuesi Basid Khalid shërben në anën e djathtë Meriton Korenicën i cili me mjeshtri nga 12 metra e detyron Kaqiun ta nxjerr topin nga rrjeta e tij.

Golin e nokautit futbollistët e Prishtinës e arrijnë në minutën e 83, edhe njëherë Khalid shërben Lorik Boshnjakun i cili me mjeshtri nga 11 metra vulos këtë përballje jo të barabartë.

Trajneri i Gjilanit, Sedat Pajaziti pas ndeshjes ka deklaruar.
” Në fillim ndeshjen e filluam mirë por nuk di çka ndodhi me futbollistët e mijë lojën e lëshuan totalisht nga duart, e kam pa edhe më herët se në skuadër kemi disa defekte që po na shfaqën dhe duhet bërë ndryshime në të gjitha aspektet, futbollistët e mijë në stërvitje tregojnë diçka tjetër në ndeshjet kampionale diçka tjetër, janë probleme të cilat unë i di, ne kemi lojtar cilësor por jo skuadër të mirë”.

Në javën e 13 futbollistët e Gjilanit ballafaqohen me Keku-n në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.