Prishtina në kaos: S’ka rrymë, komunikacioni është bllokuar, kanalizimet kanë vërshuar rrugët
Shiu i fuqishëm që ra për rreth 30 minuta duket se i ka shkaktuar kryeqytetit të Kosovës probleme të mëdha; kanalizimet kanë marrë rrugët, komunikacioni është bllokuar dhe shumica e kryeqytetit nuk ka as rrymë.
Zëdhënësi i KEDS, Guri Shkodra , tha për Gazetën Express se si pasojë e vërshimeve disa trafostacione, në qendër dhe Pejton, kanë dalë nga përdorimi. Sipas tij, ekipet në terren po merren me sanimin e dëmeve.
Ndërkohë, Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se ekipet komunale po merren intensivisht me situatën e krijuar.
“Të gjitha kompanitë e pastrimit tashmë janë në terren, aty ku ka nevojë. Kërkesat janë të shumta nga lagjet e ndryshme. Kemi kërkuar edhe nga ujësjellësi që të zhbllokojë kanalizime aty ku ka nevojë. Qendra e thirrjeve 038245666”, ka shkruar ai në fb.


