United Hospital

Prishtina mposht Gjilanin në Drenas

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Skuadra e Gjilanit nuk ka arritur të rikthehet në Gjilan me rezultat pozitiv në ballafaqim me Prishtinën, e cila ndeshjet e saja i zhvillon në Drenas, duke u mposhtur me rezultat 2-1.

Futbollistët e Gjilanit në këtë ndeshje ishin të hendikepuar pa 6 futbollistë standard të saj, por gjatë 90 minutave djelmoshat e trajnerit Arbnor Morina, në asnjë moment nuk qenë indiferent ndaj skuadrës nga kryeqyteti.

Në një mot tejet të vështirë, futbollistët e Prishtinës ishin të parët që rrezikuan në minutën e 5 e 10, nëpërmjet Mankendës.

Rast të mirë patën edhe në minutën e 23-të, kur Ahmed Jonuzi gjuan pranë portës së Kaciut.

Prishtinasit golin e epërsisë e shënojnë në minutën e 27-të, së pari gabon portieri i Gjilanit, Kaciu, e këtë më së miri e shfrytëzon Mankenda i cili nga 15 metra gjen rrjetën e Gjilanasve.

United Hospital

Kur të gjithë menduan se pjesa e parë do të përfundon me epërsinë e Prishtinasve, mbrojtësi Armend Thaçi harkon mjaft mirë gjerë tek Gëzim Rusi i cili nuk i mbetet tjetër përpos ta plason topin në rrjetën e portierit Bekaj.

Golin e fitores futbollistët e Prishtinas e shënojnë në minutën e 62-të, pasiqë Jonuzi përfiton nga gabimi i mbrojtësve të Gjilanit i cili nuk e pat të vështir ta lenë të shtangur portierin Kaciu.

Futbollistët e Prishtinës kanë mundur të rrisin epërsinë në minutën e 87-të, kur futbollisti Bozoviq dështon i vetmuar përball portierit Kaciu.

Trajneri i Gjilanit, Arbnor Morina, pas kësaj humbje e cila nga 17 javët ishte e dyta deklaroi.
“Jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve luajtëm pa 6 futbollist, ne u munduam dhe ishim të barabartë, Prishtina nga tri raste dy i konkretizoi me shënim, ndërsa gabuan disa që menduam qe ne jemi dorëzuar para ndeshjes, ne ishim më të mirë se Prishtina dhe patëm me shumë nga loja”.

Në javën e fundit të stinorit vjeshtor Gjilani do të takohet me rivalin lokal, Dritën./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.