Mobi Casa

Prishtina ka gjetur “recetën” për ta mposhtur Dritën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Skuadra e Prishtinës në javën e 21 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet ka mposhtur Dritën me rezultat 2-0.

Pasë eliminimit nga Kupa, Prishtina edhe njëherë i ka shkaktuar humbje Dritës duke u bërë kandidat serioz për titull.

Futbollistët e Prishtinës arrinë në epërsi pas goditjes së lirë më së miri gjendet mbrojtësi Leutrim Bekteshi i cili me kokë nuk e pati vështirë ta mposht portierin Faton Malokun 1-0.

Në minutën e 37-të, sulmuesi i Prishtinës, Alban Shillova, shpërdoron rast 100% Maloku ja mohon golin e sigurt duke devijuar topin në fundore.

Në fund të pjesës së parë rast të mirë shënimi për Dritën kishte Almir Ajzeraj por topi përfundon mbi portën e Nikës.

Në minutën e 58 fati shpëton Dritën, së pari Leonit Abazi gjuan furishëm mbron Maloku topi devijohet gjerë tek Shillova i cili me kokë godet transferzalen e Malokut.

Hidromorava

Që nga minuta e 60 futbollistët e Dritës ndeshjen e zhvillojnë me 10 futbollist pasiqë Onoka ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë.

Në minutën e 87-të, këtë ballafaqim e vulos futbollisti Tun Bardhoku i cili zëvendëson dy minuta më herët Abazin e lënduar, e këtë bukur e shërben Endrit Krasniqi.

Pas ndeshjes trajneri i Dritës , Ardian Nuhiu, deklaroi.
“E kemi bërë një ndeshje të mirë, na mungoi përqendrimi dhe na mungoi fati për të marrë një rezultat pozitiv”.

Ndërsa trajneri i Prishtinës, Zekirja Ramadani, pas 90 minutave është shprehur.
“Imperativ i kishim tri pikë, jam i kënaqur me fitore dhe me angazhim duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të përgatitemi për ndeshjet e radhës”.

Drita pozicionohet në pozitën e dytë me 44 pikë një më pak se lideri Ballkani.

Në javën e 22 Drita është nikoqire e Besës së Pejës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.