HW

Prishtina ia shkakton Dritës humbjen e parë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Derbi i xhiros së 12-të, në Superligën e Kosovës në futboll, i ka takuar skuadrës së Prishtinës e cila mposhti Dritën me rezultat 1:2.

Pjesa e parë e derbit nuk dhuroi raste të shumta shënimi dhe u mbyll pa gola. Skuadra e Dritës në minutën e 60-të, mbeti me një lojtarë më pak në fushë, pasi Rron Broja u ndëshkua me karton të kuq.

Edhe pse me një lojtar më pak, “bardhekaltërtit” e Dritës arritën të kalojnë në epërsi. Në minutën e 84-të, Prince Balde ishte i saktë me gjuajtje nga afërsia. Por rikthimi i madh për kryeqytetasit ndodhi në minutat shtesë.

ARKATANA

Në minutën e 91-të, Shefit Shefiti, arriti të barazoj rezultatin me një gjuajte të fuqishëm nga afërsia. Goli i fitores për Prishtinën u shënua nga penalltia.

Ajzeraj i Dritës preku topin me dorë brenda zonës, ndërsa i pa gabueshëm nga pika e bardhë ishte Leotrim Kryeziu.

Drita mbetet në krye të tabelës, me 27 pikë, pesë më shumë se Ballkani i vendit të dytë, që ka tri ndeshje më pak të zhvilluara./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.