Eko Higjiena

Prishtina ende pa drejtor të Arsimit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës ende është pa drejtor. Zyrtarë të sindikatave të arsimit bëjnë thirrje për zgjidhjen sa më të shpejtë. Ndërkaq organizata që monitoron punën e komunës së Prishtinës, thotë se vonesat në këtë drejtim shkaktojnë probleme të mëdha. E komuna heshtë në raport me këtë çështje.

U bënë një muaj, që kur drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës ka mbetur pa drejtor. Të kontaktuar nga Radio Kosova, zyrtarë të komunës nuk kanë dashur të prononcohen se kur dhe kush do ta zëvendësojnë ish-drejtorin e Arsimit, Jusuf Thaçi.

Mungesa e njeriut të parë në këtë drejtori komunale, mund të shkaktojë probleme në fillimin e vitit të ri shkollor, meqë obligimet dhe detyrat janë të mëdha.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj, thotë për Radio Kosovën, se kjo çështje nuk ndikon pozitivisht në arsim.

UBT

“Është një detyre konkrete që bashkë me SBASHK-un të angazhohen dhe ta vënë në jetë shkresën që kanë marrë dhe mos të na mbesin tepricë teknologjike. Dhe po ashtu duhet të bëjnë planifikimin e buxhetit për vitin shkollor në mënyrë që në janar të kemi implementimin e plotë. Nëse këto nuk ndodhin, atëherë do të kemi telashe në shtator dhe janar”, tha ai.

Edhe zyrtarë të INPO-s, organizatë që monitoron punën komunale, thonë se mungesa e drejtorëve në drejtoritë komunalë po shkakton vështirësi në funksionalizimin e tyre.

Përveç drejtorisë së arsimit në komunë nuk është vendosur ende për pozitën e nënkryetarit, drejtorit të Zhvillimit Ekonomik dhe zëdhënësit të komunës. /rtk/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.