UBT

Prishtina e Gjilani ndajnë pikët në “Fadil Vokrri”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në kryeqendrën e Kosovës në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, është zhvilluar ndeshja e javës së 26 ndeshje, ndeshje kjo e mbetur pasi ishte shtyer për shkak të ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës në futboll.

Në një ndeshje mesatare Prishtina e Gjilani kanë ndarë pikët duke përmbyllur ndeshjen me rezultat të bardhë 0-0.

Futbollistët e Prishtinës kanë pasur rast ideal që këtë ndeshje ta përmbyllin me fitore, pasi në minutën e 88 Besnik Krasniqi gjuan nga penalltia por portieri Enea Koliqi e mbron gjuajtjen e tij.

Në ndeshjen e sotme futbollistët e Prishtinës kishin më tepër nga loja, në minutën e 5-të, Abazi gjuan fuqishëm por Koliqi ja mohon golin.

Rast të mirë shënimi në minutën e 21-të, pati Krasniqi por Koliqi edhe njeher ishte në vend.

Rastin më të mirë për të shënuar gjilanasit e kishin në minutën e 54-të, Musolli me një goditje nga 17 metra godet pingulen e portierit Nika.

Mobi Casa

Mbrojtësi Besnik Krasniqi ka mundur shumë lehtë të shënon në minutën 70-të, por gjuajtja e tij me kokë nga afërsia përfundon jashtë portës.

Pas ndeshjes trajneri i Prishtinës, Zekirja Ramadani, deklaroi.
“Në këtë ndeshje na mungoi agresiviteti në lojë, dëshira ishte për të fituar por nuk patëm fuqi. Gjilani u tregua në këtë përballje i fort, neve na mungoi edhe fati nuk shënuam nga penalltia, por nuk do të dorëzohemi ka ende shumë lojë për tu luajtur”.

Ndërsa ndihmës trajneri i Gjilanit, Alban Hyseni, pas 90 minutave deklaroi.
“Ne në këtë ndeshje kemi kërkuar tri pikë të plota, patëm përball njërën ndër skuadrat më të mira në ligë por qëllimi ynë nga ky takim ishte të marrim tri pikë”.

Pas 26 javëve tabelën kryeson Drita e Ballkani me nga 55 pikë e ndjekur nga Prishtina me 51 pikë, ndërsa Gjilani pozicionohet në pozitën e katërt me 37 pikë.

Në javën e 27-të, Gjilani ballafaqohet si nikoqire me Besën e Pejës, ndërsa Prishtina do ta zhvillojë derbin kundër Ballkanit../rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.