HW

“Prishja” në emër të SHBA-ve: Versioni që të gjithë duan ta besojnë!

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë nuk është marr me deklaratën e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Kujtim Shala, i cili tërthorazi e ka implikuar Qeverinë amerikane në prishjen e koalicionit paszgjedhor LVAN, nëpërmjet përcaktimit të disa kritereve se kush mund të qeveriste vendin, e të cilat asokohe u bënë të qarta nga presidentja Atifete Jahjaga.Tribuna Channel ka insistuar të marr një përgjigje nga kjo Ambasadë, gjë që nuk është arritur të sigurohet gjatë ditës.

E shpejt në reagim ka qenë vetëm presidentja e shtetit. Jahjaga, nëpërmjet një postimi në Facebook, deklaratat e Shalës në KTV i ka quajtur të pavërteta dhe të pabaza, duke thënë se roli i saj ka qenë të ndërmjetësojë dhe se është në kompetencën e partive për të krijuar koalicione.

Muharrem Nitaj, zëdhënës i AAK-së, nuk jep përgjigje për këtë.

FIDANISHTJA

“Nuk kemi asnjë koment”, ka thënë ai.

Valdete Bajrami, deputete e Nismës për Kosovën, thotë: “Është dashur t’i jepej rasti LVAN-it e jo të spekulohet”. Ndërkaq, analisti Fadil Lepaja, thotë se deklarata e Shalës është “refleks”, një formë shfajësimi përballë opozitës. /Tribuna Channel/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.