FIDANISHTJA

Prishja e koalicionit bën që Shqiprim Arifi të humbë pozitën e kryetarit të Preshevës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i deritashëm i Preshevës, Shqiprim Arifi, në një konferencë për media ka sqaruar se, si pasojë e prishjes së koalicionit me partinë e Partia për Veprim Demokratike (PVD), ai nuk do të jetë më kryetar i Preshevës.

Ai e ka akuzuar të parin e PVD-së, Riza Halimi, se nuk po i respekton parimet e marrëveshjes e cila është nënshkruar kur u zgjedh në kohën kur Arifi u zgjodh kryetar.

“Ne kemi pasur koalicion që ka qenë me një marrëveshje parimore, në mes Riza Halimit dhe meje. Prej në start kjo marrëveshje është kontaminuar nga Riza Halimi, në formë të përcaktimit të njerëzve në institucionet komunale dhe pushtetin lokal”, ka theksuar Arifi.

Hidromorava

Sipas tij, kur Riza Halimi flet për dëmtimin e marrëveshjes parimore, “ai vet e ka bërë këto prej në start”.

“Të gjitha këto gjëra që Riza Halimi i ka paraqitur në një komunikatë amatoreske. Të ekzagjeruara të falsifikuara dhe tendencioze. Ne e kemi publikuar një deklaratë, i qartësojmë të gjitha pikat në lidhje me akuzat”, ka sqaruar Arifi.

Ndryshe, “Alternativa për Ndryshim” e Arifit, deri më tani ka qenë në koalicion me PVD, derisa në opozita Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka qenë në opozitë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.