FIDANISHTJA

Prishet moti, sot pritet shi e breshër

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje e rrebeshe lokale shiu. Pasdite pritet të ketë edhe shtrëngata lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Temperatura maksimale pritet të arrijë vetëm deri në 24 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës nesër pritet të mbajë mot me intervale të shkurtra kohore me diell dhe zhvillime të fuqishme të shtrëngatave lokale me vetëtima dhe bubullimë. Në tërë rajonin herë pas here priten rrebeshe lokalisht të fuqishme dhe ka gjasa edhe për ndonjë shtrëngatë të fuqishme lokale.

Edhe të dielën na pret mot kryesisht i vranët, por edhe me mundësi për intervale kohore me diell. Herë pas here priten reshje lokale shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Në bregdet më shumë intervale kohore me diell.

Mobi Casa

Të hënën stabilizim i motit. Priten më shumë rreze diellore dhe mundësi të pakta për ndonjë rrebesh të izoluar shiu. Temperaturat do të fillojnë të ngriten.

Të martën më nxehtë, por me mundësi për destabilizim të motit pasdite, ndërsa nga e mërkura na pret mot kryesisht stabil dhe me rritje të theksuara të temperaturave./MeteoBallkan/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.