UBT

Prioriteti kryesor i Thaçit, diplomacia ekonomike

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherit Ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi, ka thënë se prioriteti i tij i ri kryesor do të jetë diplomacia ekonomike.
Këtë deklaratë, Thaçi e ka bërë gjatë vizitës në Tiranë, ku ka marrë pjesë në një forum me opinionistë dhe studiues në Shqipëri, i organizuar nga Instituti për Studime Ndërkombëtare.

Siç lajmëron vetë Thaçi, përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, në këtë takim ai ka folur edhe për dialogun me Serbinë, njohjet ndërkombëtare, integrimi evropian etj.

ARKATANA

“Me të pranishmit diskutuam mbi zhvillimet më të fundit në Kosovë si dhe sfidat që e presin vendin në politikën e brendshme dhe të jashtme. Gjatë bisedës u tregova se përveç vijimit me prioritetet tradicionale të politikës sonë të jashtme sikurse janë Integrimi Euro-Atlantik, dialogu me Serbinë, njohjet ndërkombëtare, diplomacia publike prioriteti i ri kryesor imi do të jetë diplomacia ekonomike. Kjo do të synojë që ta vendosë politikën e jashtme në shërbim të mirëqenies ekonomike të qytetarëve për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës”, ka shkruar Thaçi në Facebook./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.