Prioritet i Sinanit, gjetja e donatorëve

Kamenicë – Begzad Sinani të hënën ka mbajtur takimin e parë me drejtorët e rinj komunal të partive pjesëmarrëse në qeverisje PDK-AAK e AKR. Sinani tha për rajonipress se ka një strukturë profesionale të drejtorëve derisa tha se prioritet i tij mbetet gjetja e donatorëve të jashtëm dhe të brendshëm.
Kreu i Komunës së Kamenicës, Begzad Sinani të hënën ka mbajtur takimin e parë këshillues me drejtorët e rinj të cilët do të udhëheqin sektorët e caktuar sipas marrëveshjes që kanë nënshkruar tri partitë pjesëmarrëse në qeverisje PDK, AAK e AKR njofton rajonipress.
Sinani tha për rajonipress se është i kënaqur me strukturën e drejtorëve meqë të gjithë janë njerëz profesionist dhe kuadro të dëshmuara.”Jam i kënaqur me drejtorët e rinj dhe ata në takimin e parë shprehën entuziazmin e tyre për të punuar me përkushtim e sinqeritet” tha Sinani.
Sinani tha se nga drejtorë e rinj ka kërkuar punë, angazhim e disiplinë.”Ne tashmë kemi kohë jo më shumë se një javë për të identifikuar të gjitha problemet që kanë digasterët e caktuar dhe na mbetet pastaj sipas rekomandimeve edhe të jemi në ballë të kryerjes së detyrave tona” shtoj ai.
Sinani tha se drejtorët janë pasqyra e popullit dhe ata janë zotuar se do të jenë në funksion të një qeverisje të përgjegjshme dhe funksionale, meqë që të gjithë kanë performnacë të mirë.
Por, Sinani tha se në këtë kohë dimri ai tashmë nuk po rrinë duarkryq, por është i angazhuar dhe ka takime e kontakte me të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe ministritë e Kosovës për të gjetur donacione.”Prioritet imi në këtë kohë dimri mbetet gjetja e donatorëve të jashtëm dhe të brendshëm. Kemi shumë premtime nga Komisioni Evropian, organizatat e huaja që veprojnë në Prishtinë e Kamenicë, por edhe nga ministritë përkatëse të Qeverisë së Kosovës të cilat na kanë premtuar se Kamenica do të ketë prioritet në investime” tha Sinani./rajonipress/