KKGJILAN

Prioritet i PDK-së dhe i Qemajl Mustafës mbetet qytetari i Komunës së Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Qytetari i komunës sonë e do mirëqenien e tij dhe këtë mirëqenie ai e ka gjetur në pushtetin e PDK-së, dhe për këtë japin argument punët e mira që janë bërë në mandatet qeverisë të PDK-së dhe kryetarit Mustafa në dobi të mirëqenies së qytetarit dhe zhvillimit të komunës së Gjilanit ka thënë Izmi Zeka.

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, në kuadër të përgatitjeve për Zgjedhjet e Nëntorit, vazhdon me takimet nëpër nëndegët e saja dhe deri më sot takimet janë mbajtur në nëntë nëndegë.

Izmi Zeka, kryetar i degës së PDK-së dhe shef i Shtabit Zgjedhor të degës, në takimet me nëndegë ka theksuar se PDK ka ruajtur kontinuitetin e rritës së saj, me angazhim partiak dhe me përkushtimin dhe punët e mira që ka bërë në mandatet qeverisës.

Uji Dea

Edhe në këto zgjedhje dy shtyllat kryesore të PDK-së janë kandidati për kryetar komune, kryetari Qemajl Mustafa dhe kandidatët për këshilltarë komunal.

“Qytetari i komunës sonë e do mirëqenien e tij dhe këtë mirëqenie ai e ka gjetur në pushtetin e PDK-së, dhe për këtë japin argument punët e mira që janë bërë në mandatet qeverisë të PDK-së dhe kryetarit Mustafa në dobi të mirëqenies së qytetarit dhe zhvillimit të komunës së Gjilanit” ka thënë Zeka.

Tutje Zeka, ka shtuar se edhe në këtë garë zgjedhore PDK dhe kandidati i PDK-së, kryetari Qemajl Mustafa do të dalim me programin më alternativ për Komunën e Gjilanit dhe se zotimet e marra nga qytetarët do t`i shndërrojmë në investime dhe meritueshëm PDK dhe kryetari Mustafa do të marrin besimin e qytetarëve për mandatin e tretë qeverisës./rajonipress/