FITORJA

Prindërit shqiptarë rrahin fëmijët e tyre

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Sipas UNICEF-it, rreth 56 për qind e fëmijëve shqiptarë kanë raportuat se një anëtar i familjes i kishte qëlluar ndonjëherë me shuplakë, grusht apo me shkelm.

Rreth 75 për qind e fëmijëve të moshës 2 deri në 14 vjeç në Shqipëri, kanë përjetuar të paktën një herë dhunë fizike apo psikologjike nga prindërit e tyre. Kështu të paktën thuhet në një studimi të Fondit Emergjent të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF).

Sipas një anketimi kombëtar mbi dhunën në familje, 56.8 për qind e fëmijëve kanë raportuat se një anëtar i familjes i kishte qëlluar ndonjëherë me shuplakë, grusht apo me shkelm, ndërsa 12.8 për qind e fëmijëve treguan se dikush nga familjaret i kishte goditur me objekte të fort

“Vetëm 4 për qind e fëmijëve raportuan se ata ishin djegur me cigare ose me një objekt tjetër të nxehtë”, thuhet në raportin e UNICEF-it, të cilit e raportin “Shekuli” i Tiranës.

Eco Higjiena

Përfaqësuesi i UNICEF-it, Detlef Palm ka thënë se ka ardhur koha që kjo lloj dhunë të mos pranohet si diçka normale. “Dhuna fizike dhe psikologjike është një eksperiencë e keqe për fëmijët, asgjë pozitive nuk vjen nga kjo. Fëmijët nuk mendojnë në mënyrë konstruktive. Ata do ta kenë të vështirë të gjejnë kompromisin në jetë”, tha ai.

Më shumë se gjysma e fëmijëve, siç konsideron Palm, vuajnë dhunë fizike dhe psikologjike në shtëpi, institucione, apo në shkolla. Pjesa më e madhe e këtyre fëmijëve, sipas tij, nuk kërkon ndihmë.

“Dhuna prek fëmijët dhe është e fshehur. Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna dhe abuzimet duhet të bëhet pjesë e përhershme e mbrojtjes sociale”, deklaroi Palm.

Ndërkaq kryeministri Sali Berisha tha se dhuna ndaj fëmijëve në Shqipëri është disa herë më e lartë sesa ajo që ne mendojmë, ndaj duhet të ketë sanksione dhe të përmirësohet legjislacioni.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.