UBT

Princi Leka dhe Elia Zaharia në revistën mbretërore europiane

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Revista “Royality” në Holandë ka zgjedhur si personazhe të numrit të fundit Princin Leka dhe të fejuarën e tij, artisten Elia Zaharia. Një set fotografish ku shfaqen të veshur shik, siç i takon një princi dhe princeshe, bashkë me një rrëfim për dashurinë e tyre, janë botuar në faqet e revistës mbretërore europiane në Holandë, duke tërhequr vëmendjen e lexuesve.

Vetë Elia ka njoftuar fansat e saj në facebook duke pohuar: “Miq të dashur, sot mora në email këto foto artikujsh të publikuar muajin e fundit në disa prej revistave më prestigjioze të mbretërive europiane. Kam dëshirë t’i ndaj me ju, se më bëhet zemra mal kur bota e sheh Shqipërinë të përfaqësuar jo vetëm nga kronika e zezë”, shkruan Elia.

UBT

Nga ana tjetër, edhe Princi Leka ka postuar foton ku Elia pozon me fustan të kuq. Princi Leka dhe Elia shpallën fejesën në maj të vitit 2010. Në intervistat e tyre, ata kanë treguar se kanë shumë gjëra të përbashkëta që i bëjnë të ndihen shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, ndërsa nuk i kanë fshehur planet për martesë dhe fëmijë.