Hidromorava

Princi Çarls ha 7 vezë në ditë?

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Britania e Madhe është përfshirë nga një mori thashethëmesh mbi Princin anglez i cili ka dhe datëlindjen ku mbushi 64 vjet.

Shumë përfolje janë kthyer në mite për jetën e tij dhe një prej tyre është edhe ajo e ushqimit të Princit.
Mediet kanë mbushur faqet me supozimin se Princi çdo ditë ha disa kokrra vezë.

“Princi Çarls nuk ha shtatë vezë të skuqura për mëngjes”, sipas lajmit të fundit në faqen e internetit të familjes mbretërore britanike, që ka për qëllim eliminimin e miteve popullore që rrethojnë monarkinë britanike.
“Jo, ai nuk e bën dhe nuk e ka bërë ndonjëherë këtë, as për mëngjes e as në vakte të tjera “, përgjigjej Clarence House ndaj pretendimit që për herë të parë është bërë nga prezantuesi i rrjetit BBC Jeremy Paxmannë librin e tij të vitit 2006 “On Monarchy” (Për monarkinë).

Clarence House, zyra private e Princ Charles, zakonisht e njohur për ruajtjen e sekretit dhe privatësisë së trashëgimtarit të fronit e familjes së tij, kësaj here ndryshoi taktikë dhe zgjodhi të hedhë poshtë mitin në seksionin e saj të “përgjigjes së pyetjeve”.

Uji Dea

Faqja e internetit ka mohuar se Princi Charles, i cili mbush 64 vjeç, përçmon arkitekturën moderne, gjë për të cilën është akuzuar shpesh me pretendimin se kërkon të mbrojë trashëgiminë britanike.

Në përgjigje të pyetjes, “A mban Princi terapi alternative mjekësore, të patestuar dhe të rrezikshme?”, faqja e internetit jep gjithashtu një jo kategorike.

“Aspak. Princi është një mbështetës u zellshëm i shëndetësisë së integruar. Që do të thotë i qasjes së gjerë parandaluese në përputhje më kontekstin social, mjedisor e të stilit të jetesës “./Indeksonline/