UBT

‘Princesha’ nga Gjakova, e bukura e Kroacisë

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Është 18-vjeçare dhe që tani ka arritur të shkruhet në historinë e sportit kroat. Duke ndjekur rrugën e babait të saj, Ardian Koznikut, Diana është duke korrur suksese të jashtëzakonshme në sportin e zhytjes në Kroaci dhe në garat ndërkombëtare.

Diana, përkundër moshës së re, është zhytësja që ka rezultatin më të mirë nga Kroacia në një garë ndërkombëtare, duke e arritur finalen e Kampionatit Evropian.

Mobi Casa

Përveç anës profesionale sportive, Diana shquhet edhe për bukurinë e saj, duke qenë njëra nga finalistet e ‘Miss Sport Croatia’ dhe duke u vlerësuar si njëra nga sportistet më të bukura të Kroacisë (Tribuna).