UBT

Princ Leka telefonon atdhetarin Fatlum Rushiti: Diskutohet projekti i Shqipërisë Etnike sipas modelit të United Kingdom

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Princ Leka Zogu II pardje mbrëmë ka telefonuar politologun, diplomatin dhe veprimtarin e njohur të kauzës shqiptare, Fatlum Rushiti, i cili me sukses e menaxhon Lobin Botëror Shqiptar me seli në Dallas, Texas. Temë e bisedimeve kanë qenë unifikimi i shqiptarëve në një shtet demokratik sipas konceptit të Commonwealth Nations gjegjësisht United Kingdom; hapja e Bankës Botërore Shqiptare për gjithë trevat shqiptare dhe diasporën shqiptare, instalimi i kuadrove shqiptare nga Perëndimi nëpër institucionet e trojeve etnike dhe konvertimi i resurseve natyrore-energjetike-turistike në kapitale gjigante (sipas modelit fiskal ekonomik të Dohas e Dubait) që do ta përforconte në mënyrë rapide ekonominë shqiptare dhe do ta ndalonte përgjithmonë shpërnguljen e popullit nga vatrat e tyre autoktone. Modeli përfshin: Diasporën Shqiptare, Shqipërinë, Dardaninë, Iliridën, Malësinë, Çamërinë, Luginën e Preshevës, Nishin, Toplicën, Sanxhakun, Arbëreshët e Italisë dhe Zarët e Kroacisë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i gazetës serbe Kurir që e cilëson Fatlum Rushitin si separatist që tenton të destabilizojë Ballkanin nga Amerika nëpërmjet lidhjeve të afërta me familjen Kennedy dhe dinastinë Rockefellers, kurse projektin e etiketon si luftë për territore. Ish-kryeministri malazez Milo Gjukanoviq ka deklaruar që Lobi Botëror Shqiptar i sulmon pamëshirshëm institucionet malazeze me kode të pakapshme amerikane dhe metoda moderne kibernetike me qëllim destabilizim të Malit të Zi dhe aneksimin e Malësisë.

Uji Dea

Truri i projektit mbarëkombëtar, Fatlum Rushiti ka deklaruar për Dallas Morning News që sulmet sllavo-greke nuk e frikësojnë, por i japin vullnet t’i fundos përgjithmonë okupatorët sllavo-grek nga tokat autoktone shqiptare. “I kam bërë të flasin me vetveten. Është humbje kohe të merresh me to. Rruga e shqiptarëve është unifikimi demokratik kombëtar,” shprehet shkurt atdhetari i famshëm kërçovar./emin gaxha/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.