Mobi Casa

Princ Leka takon “heroin” e fluturakes në Beograd

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Princ Leka dhe kreu i legalistëve, Sulejman Gjana kanë takuar pak ditë më parë personin që pretendon se lëshoi mbi Beograd fluturaken me flamurin e Shqipërisë së Madhe. Kreu i Partisë Lëvizja e Legalitetit ka postuar në faqen e tij në “Facebook” tri fotografi, ku ka dalë me djalin që ka tërhequr vëmendjen sëfundmi jo vetëm të shqiptarëve në mbarë trevat ku ata jetojnë por që dyshohet se krijoi dhe “sherrnajën” mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Serbisë.

Në të trija fotografitë, Gjana është kujdesur që të fshehë fytyrën e djalit. Ndërkohë që në njërën nga fotografitë e publikuara nga kreu i PLL-së shfaqet edhe Princ Leka. “Një hero i kohëve moderne nderon kombin shqiptar duke sfiduar fqinjët tanë grabitqarë, pa armë, as urrejtje, as dhunë. Çfarë emocioni dhe krenarie ndarja e mendimeve dhe përshtypjeve me Princin Leka dhe një trimi atdhetar që mban në qafë flamurin e SHBA”, – shkruan Gjana në “Facebook”.

UBT

Por i kontaktuar dje nga “Gazeta Shqiptare”, kreu legalist kërkoi mirëkuptim për mospublikimin e identitetit të djalit që ngriti dronin në stadiumin e Beogradit. Po ashtu ai tha se për momentin nuk mund të flasë për atë çfarë u bisedua me të, duke mos e dëmtuar kësisoj sipas tij autorin e flamurit të Shqipërisë etnike mbi stadiumin e Beogradit. Në njërën prej fotografive, Gjana bashkë me djalin kanë formuar shqiponjën me duar dhe duken shumë të përzemërt me njëri-tjetrin. /BallkanWeb/