Hidromorava

Princ i planetit të buzëqeshur

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Nga Avdush Canaj

Vjershat s`i shkruaj si ti
në ndonjë letër,
as në kompjutor,
krejt diku tjetër.

U gjej vend faqeve të pjeshkës,
tek buzët e qershive,
nëpër qepalla fluturash,
në këmisha të kumrive.

Mobi Casa

Në kaçurela trëndafilesh
vargjet kanë hapsirë,
mes unazash kamomilesh
qeshin, ndjehen mirë!

Edhe në qerpikë dardhash,
edhe n`fustane pulëbardhash.

Jam Princ i Palnetit të Blertë,
e dinë gjithë shpendia,
me 77 numra celularësh
të bukurosheve të mia!