United Hospital

„Primano schritt: weise“, program në gjuhën shqipe për fëmijët dhe prindërit e tyre

/ 4 minuta lexim
HW

“Primano schritt: weise” është një program lojërash dhe mësimi, i cili u dedikohet familjeve me fëmijë të vegjël në kushte të vështira socio-ekonomike.

Ky program organizohet nga qyteti i Bernës që nga viti 2007 dhe që nga ajo kohë ofrohet edhe në gjuhën shqipe.

Që nga maji i vitit të kaluar në pjesën verilindore të qytetit të Bernës është angazhuar Teuta Kryeziu. Ajo viziton në shtëpitë e tyre familjet shqiptare, të cilat kanë fëmijë të vegjël.

Pedagogia shqiptare prezanton programin e lojërave dhe mësimit në gjuhën gjermane dhe në gjuhën shqipe.

“Të edukosh një fëmijë duhet të angazhohet i tërë fshati”, kjo është një thënie e vjetër, që jo rastësisht përputhet me programin tonë, thotë për albinfo.ch Kryeziu.

Pasi që tema rreth edukimit të fëmijëve është temë shumë komplekse, mbështetja nga ndonjë institucion është më se i mirëseardhur për prindër.

Se sa janë të informuar prindërit shqiptarë për këtë program nga pjesëmarrja e tyre, mund të gjykohet se nuk janë në nivel.

“Prindërit të cilët kanë bërë hapin e parë dhe janë informuar detajisht në lidhje me konceptin dhe rëndësinë e këtij programi janë shumë falënderues dhe e çmojnë shumë faktin që për një orë në shoqëri me ne luajnë dhe i mësojnë fëmijët e tyre me materialin e lojërave dhe idetë që ne ua sjellim”, thotë në këtë bashkëbisedim Kryeziu.

Sipas Kryeziut, ata janë shumë të lumtur që edhe përkundër faktit që janë në një shtet të huaj, u jepet mundësia që fëmijët e tyre përmes lojës të mësojnë në gjuhën e tyre amtare.

HW

Gjithashtu, vlen të ceket se këta fëmijë socializohen në shoqëri me fëmijët e tjerë, falë kontaktit në takimet grupore që i organizojmë çdo të dytën javë, me ç´rast përfitojnë edhe nga komunikimi në gjuhën gjermane.

“Përmes lojërave të ndryshme dhe përrallave zgjerohet dhe pasurohet fjalori i tyre në të dy gjuhët: shqip dhe gjermanisht”, thotë më tutje Kryeziu.

Duke përfituar nga kjo përvojë, këta prindër janë edhe më të sigurt sa i përket të ardhmes së fëmijëve të tyre në sistemin parashkollor këtu në Zvicër.

“Një nga prioritetet e punës sonë është t´i motivojmë prindërit të jenë më të guximshëm në rrugën e tyre rreth edukimit dhe arsimimit të fëmijëve të tyre”, bën të ditur Kryeziu, duke u bërë thirrje prindërve që të jenë më të hapur dhe të informohen me kohë, se çka është me rëndësi për ta si prindër, që fëmija e tyre të ketë mundësi të zhvillohet i barabart me fëmijët e tjerë.

“Në bashkëpunim me koordinatoren, ne u ofrojmë ndihmë familjeve që janë pjesë e programit “primano schritt. weise”, nëse ata kanë nevojë që fëmijët e tyre të gjejnë një vend të lirë në çerdhe (Kita), lojëra për fëmijë (Spielgruppe), si dhe për nënat e reja që kanë ardhur kohët e fundit nga Kosova u ndihmojmë të gjejnë kurse të gjuhës gjermane (Muki-Deutsch Kurse)”, tha Teuta Kryeziu.

Programi në fjalë është një urë lidhëse mes familjeve dhe institucioneve në lagjen ku ata jetojnë.

Nëse jetoni në qytetin e Bernës, kontaktoni me “Primano schritt: weise” dhe aty mund të informoheni më detajisht rreth kësaj oferte, sipas kërkesës edhe në gjuhën shqipe.

Personi kontaktues në gjuhën shqipe: Teuta Kryeziu, tel: 031 321 69 52, 077 489 97 72../albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.