Prilli i legjendave

Poezi nga Ruzhdi Kqiku
Si kulçedra
e dragoji
kur të ndeshën
lart mbire
Atë ditë prilli
seç shkreptinën
vetetima me
plot rrufe
Atë ditë prilli
prilli i legjendave
gjëmuan lugina
maja e bregore
I tronditi tireks
përbindëshat
gjakatarë
lubishë mizore
Atë ditë prilli
prilli i legjendav
dëshmitarë
dielli dhe hana
Kur u plandosën
tirekspërbindëshat
aty si Herkuli
Agim katana
Thekshëm jehuan
mal me mal
sokollima
lajmetare
Që i përshkuan
cep me cep
anë e kënd
trojet shqiptare
Se një yll ju shtua
gjithësisë
që ndër shekuj dhe epokash
do të shndritë shtigjeve të lirisë
U lartësua
në apogje
tek majat
ku është zeniti
U bashkua me
oret shqiptare
atje ku mbërrinë
veç zog nositi
Testament me
gjak vulosur
atj mbi gurët
në Koshare
Në atë prill
prilli i shekullit
i të bëmave
legjendare
Gjak hynor
i balsamosur
në bazamentin
e lirisë
Që për të me mija
u flijuan
bij e bija
të shqiptarisë
U shenjtëruan
në panteon
kësaj toke
dritë më i dhanë
Që sa të ketë
njeri mbidhe
flakë e pa shuar
flakë promete.
Me rastin e 22 vjetorit të betejës së Kosharës.
Ruzhdi Kqiku.