Prezanton punën 35 vjeçare në 100 vjetorin

Gjilan – Artisti i njohur kamenicas mr. Ahmet Ibrahimi për nderë të festës së 100 vjetorit, ka hapur një ekspozitë personale për artdashësit në Shtëpinë e Kulturës “ Isa Kastrati” në Kamenicë.

Artisti Ibrahimi me përkujdesje ka zgjedhur 30 punime të zgjedhura nga krijimtaria e gjatë artistike 35 vjeçare. Drejtori i Drejtorisë për Kulturë ,Rini dhe Sport, Faton Krasniqi i ndau një mirënjohje artistit për punën e madhe që e ka bërë në afirmimin e artit figurativ në komunën tonë.

Krasniqi tha se piktori as poeti nuk flasin për punimet e veta ata i lenë që lexuesit edhe shikuesit t’i kuptojnë sipas këndvështrimeve të tyre. “Piktori atë që e ka pasur ta thotë e ka thënë në punimet e veta” . Profesori i artit Shaban Berisha, për ekspozitën ka thënë se shprehja artistike e Ahmet Ibrahimit është diç e veçantë , ka shumë simbolik, autori shëtit sa në mitologji e sa në realitet, autori posedon një kulturë të gjerë që shprehet edhe nga temat e trajtuara.

Në pjesën më të madhe të ekspozitës janë paraqitur figurat e shquara historike që lidhen me festën e ditës së nesërme” . Ndërsa Ibrahimi tha se përkushtimi im ka qenë që përmes këtyre motiveve ta transmetoj atë porosi që krejt e kemi në shpirt , humanizmin dhe vlerat njerëzore, me gjithë aspektet e atyre krajatave e dramave që i ka përjetuar ky popull. “Unë simbolikën e realizimin që e kam shprehur aty ja kam dedikuar njeriut tonë”ka thënë Ibrahimi.

Shumica e vizitorëve ishin nxënës, student dhe qytetarë Kamenicas. Ekspozita do të qëndroj e hapur tri ditë./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS