Fundamenti

Prezantohet raporti i Monitorimit të Prokurimit Publik në Kamenicë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Organizata Jo-qeveritare DardanaPress,në kuadër të projektit “Prokurimi transparent dhe efikas në Kamenicë” i cili realizohet në kuadër të projektit “GRAS – GrassRoots Action Support” është financuar nga Bashkimi Evropian dhe menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, i implementuar nga IKS, Lens dhe FES, ka mbajtur tryezën ku ka prezantuar raportin e Monitorimit të Prokurimit Publik në Kamenicë.

Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti ishte forcimi i kapaciteteve të vendimmarrësve komunal për të zhvilluar prokurim transparent dhe efikas në njërën anë, dhe në anën tjetër, ngritjen e kapaciteteve të shoqërisë civile, mediave dhe qytetarëve, për të monitoruar prokurimin publik.

Në këtë tryezë është prezantuar raporti i monitorimit të Prokurimit Publik në Kamenicë. Dardanapress në këtë raport ka pasqyruar dhe analizuar disa nga projektet e realizuara nga Komuna e Kamenicës.

Uji Dea

Gjatë monitorimit të prokurimit publik janë përzgjedhur këto projekte për monitorim:
Tenderi 1: Ndërtimi i aneksit të objektit të shtëpisë rezidenciale, Gjatë monitorimit të këtij aktiviteti, është vlerësuar zbatimi ligjit dhe rregullave të prokurimit publik duke pasur për bazë aspektin e procesit të tenderimit, pra anës procedurale të tenderimit. Sipas planit të prokurimit për vitin fiskal 2020, vlera e kësaj kontrate ka qenë e parashikuar të jetë 20,000.00 Euro. Kohëzgjatja e kontratës sipas njoftimit për kontratë është e paraparë të jetë 60 ditë,ndërsa kriteri i dhënies së kontratës është çmimi më i ulët, dhe procedura e tenderimit ka qenë e hapur.

Sipas njoftimit mbi vendimin e autoritetit kontraktues, për këtë tender kanë aplikuar gjithsejtë 6 (gjashtë) operatorë ekonomik dhe vlera apo çmimi më i ulët i ofertuar për këtë tender ka qenë16,991.37 Euro, i ofruar nga ndërmarrja NTP “Detari” nga Podujeva, ndërsa çmimi më i lartë i ofruar për këtë tender ka qenë 19,282.20 Euro. Si përfundim, në këtë aktivitet të monitorimit nuk është identifikuar ndonjë shkelje procedurale në procedurat e prokurimit dhe që brenda afatit të paracaktuar pritet që të përfundohen të gjitha punimet në terren dhe të bëhet pranimi teknik.

Tenderi 2:Furnizimi me lëndë djegëse-dru për institucionet e Komunës së Kamenicës, Komuna e Kamenicës si autoritet kontraktues me datë 22.10.2020 ka lidhur kontratë për ‘Furnizim me lëndë djegëse’ (dru) për institucionet e komunës së Kamenicës, kontratë e cila është lidhur në dy pjesë (LOTE). Sipas njoftimit mbi vendimin e autoritetit kontraktues, për LOT 1 kanë aplikuar gjithsej 4 (katër)operatorë ekonomik ndërsa për LOT2 kanë aplikuar 3 (tre). Fitues i kontratës për Lot 1 (Furnizim me dru për ngrohje për institucionet arsimore) është shpallur kompania ‘Pylla’ me vlerë të përgjithshme të kontratës prej 77,490.00 Euro. Ndërsa për Lot 2 (Furnizim me dru për QKMF dhe institucionet tjera) është shpërblyer me kontratë kompania ‘RimiB’ në vlerë të përgjithshme të kontratës prej 25,826.00/rajonipress/