UBT

Prezantohet raporti analitik mbi transparencën, integritetin dhe menaxhimin e projekteve publike në Komunën e Kamenicës

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kamenicë – Të premten para zyrtarëve komunal nga organizata NOPM (Network of Peace Movement) është prezantuar raporti analitik mbi transparencën, integritetin dhe menaxhimin e projekteve publike në Komunën e Kamenicës, i realizuar në kuadër të projektit rajonal “Qytetarët për integritet në fuqizimin e llogaridhënies lokale”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga KDI në partneritet me Transparency International në rajon.

Drejtori për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor Uran Berisha ka falënderuar organizatën NOPM për kontributin si dhe ka përshëndetur iniciativën.

Kunsulenti i angazhuar nga kjo organizatë Fikret Ibrahimi ka prezantuar raportin analitik për dy projekte që janë në proces në Komunën e Kamenicës dhe një projekt që ka përfunduar.

HW

Projektet që janë trajtuar në këtë raport janë pastrimi i lumenjve, pritoret e autobusëve si dhe bulevardi i qytetit.

Konsulenti ka ndarë me zyrtarët sugjerimet që ka pasur për ecurinë e secilit projekt si dhe ka falënderuar ata për bashkëpunimin e deritanishëm./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.