Prezantohet raporti analitik i punës së Drejtorisë rajonale të Policisë në Gjilan për vitin 2023
Gjilan – Gjatë këtij prezantimi nga Kolonel Agron Rukiqi janë shpalosur të arriturat, punët, detyrat, sfidat, angazhimet dhe aktivitetet e realizuar nga shtatë (7) stacionet policore dhe njësitet e tjera në kuadër të kësaj drejtorie.
Me datën 19.01.2023 Drejtori i Drejtorisë rajonale të Policisë në Gjilan Kolonel Agron Rukiqi ka prezantuar raportin vjetor analitik të punës së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan për vitin 2023.
Të pranishëm në këtë prezantim kanë qenë kryetarët e komunave, përfaqësues nga Prokuroria, Gjykata, Forca e Sigurisë së Kosovës, përfaqësues të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, përfaqësues nga Këshilli i Bashkësisë Islame Gjilan, KFOR, OSCE, shoqëria civile dhe media.
Gjatë këtij prezantimi nga Kolonel Rukiqi janë shpalosur të arriturat, punët, detyrat, sfidat, angazhimet dhe aktivitetet e realizuar nga shtatë (7) stacionet policore dhe njësitet e tjera në kuadër të kësaj drejtorie.
Në kuadër të të dhënave statistikore Kolonel Rukiqi ndër të tjera theksoj se në raportin e vitit 2023 krahasuar me vitin 2022, ka pasur një ngritje të rasteve të përgjithshme me 0.9%, mirëpo kemi shënuar një rënie të veprave penale me -6.6%, përfshirë këtu zvogëlimin e numrit të vjedhjeve me -11.4%, vjedhjeve të rënda me -11.2%, grabitjeve me -15.4%, rastet e dhunës në familje kanë shënuar rënie -8.3% etj.
Kolonel Rukiqi theksoj se përkundër angazhimeve të veçanta dhe specifikat që e kanë përcjellë rajonin e Gjilanit, është arritur që me sukses të përmbyllet viti 2023 duke krijuar një ambient të qetë dhe të sigurte për të gjithë qytetarët, kjo falë bashkëpunimit dhe angazhimeve të përbashkëta me institucione vendore dhe ndërkombëtare e në veçanti përkrahja dhe bashkëpunimi me qytetarët./rajonipress/